E Diel, 1 Nëntor 2026

Derbi i kryeqytetit degjeneron në grushteDinamo-Partizani për paratërinj kthehet në “betejë”. Vllaznia, tani +9 pikë në krye. Në grupe nuk luhet asnjë ndeshje

Pergatit: Jorgis Memo (Panorama Sport)- Dinamo-Partizani ka qenë një ndeshje që ka kaluar me probleme, teksa gjyqtari Dobruna ka pezulluar lojën për afro 10 minuta dhe është detyruar të largojë nga fusha me kartonë të kuq futbollistin Moçka për Dinamon dhe Mumajesin për Partizanin. Incidenti ka nisur rreth minutës së 20-të, kur loja po zhvillohej në normalitet dhe të dyja ekipet po kërkonin zhbllokimin e shifrave. Papritmas, në mesin e fushës ndodh një konfrontim masiv midis lojtarëve të të dyja skuadrave. Menjëherë në fushë hyjnë dy trajnerët respektivë, Dritan Mehmeti dhe Genc Mahmutaj, por edhe forcat e rendit nuk mjaftuan për të qetësuar situatën. Policia e paktë në numër e kishte pamundur për t’i bërë ballë turmës dhe zënkave në fushën e kompleksit “Dinamo”. Gjithashtu, në mes të kësaj katrahure, kanë hyrë edhe prindërit e futbollistëve, të cilët kanë vazhduar “sqarimin” më pas, edhe jashtë rrethimit. Gjyqtari Dobruna ruajti gjakftohtësinë dhe me kompetencë nxori nga fusha dy iniciatorët e këtij sherri masiv, të ndodhur në mes të kryeqytetit, çka tregon edhe një herë tjetër problemet e mëdha që ka futbolli i moshave në Shqipëri.
Loja
Dinamo ka fituar derbin me Partizanin, falë golit të shënuar në minutat e fundit, nga sulmuesi Delia. Partizani e nisi mirë, duke dominuar në 20 minutat e para, por pa raste konkrete për shënim. Më pas, blutë përmirësojnë lojën e tyre dhe hedhin vështrimin nga porta e Dibrës. Pjesa e parë nuk do të jetë pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë, loja bëhet më e bukur. Të kuqtë janë më kërkues dhe loja zhvillohet kryesisht në gjysmëfushën dinamovite. Këta të fundit luajnë me kundërsulme. Për Partizanin, Imami do të ketë një rast të artë shënimi, teksa shmang portierin dinamovit dhe dy mbrojtës, e më pas gjuan me të majtën, por topi përfundon mbi traun e Zhllimës. Sërish do të jenë të kuqtë, por në momentin që duhej të kishin shënuar, e pësojnë nga një pakujdesi në mbrojtje. Delia me një kundërsulm shmang një mbrojtës dhe më pas portierin, ku me portën e boshatisur, nuk e ka të vështirë të shënojë. Pas këtij disavantazhi, Partizani përpiqet të barazojë, por nuk ia arrin. Përfundimisht, Dinamo merr një trepikësh të rëndësishëm, ndërsa të kuqtë kanë meritë vetëm për lojën.
Aldo Liçaj

Dinamo – Partizani    1-0
Dinamo: Zhllima, Hysa, Muça, Çuçi, Musai, Bode, Memushi, Moçka, Dita, Berberi, Delia. (U aktivizuan: Tatoshi, Neziri, Rama, Arapi). Trajner: D.Mehmeti
Partizani: Dibra, Çeka, Marko, Duka, Llakaj, Hiso, Berdaj, Mumajesi, Imami, Peposhi, Mata. (U aktivizuan: Buçpapaj, Berberi, Demiri, Hoxha). Trajner: G.Mahmutaj
Shënues: Delia 74’
Gjyqtarë: R.Dobruna, E.Zeqaj, B.Hakrama (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Moçka, Hiso, Imami
Kartonë të kuq: Moçka, Mumajesi

Shkodranët, si stërvitje ndaj Besës
Vllaznia – Besa    4-0
Vllaznia: Koleci, Bushaj, Hotaj, Marku, Shaba, Karakaçi, Bardulla, Tafa, Erkoçeviç, Djepaxhia, Puka. (U aktivizuan: Gjoni, Ujka, Drini, Çela, Papa, Beluli, Lekaj, Sinani).
Trajner: E.Plori.
Besa: Sula, Biturku, Kazazi, Belba, Gjuzi, Duro, Idrizi, Muho, Trimi, Dumllaku, Hylviu. Trajner N. Kashari
Shënues: Erkoçeviç 20’, Djepaxhia 35’, Sinani 70’, Bardulla 76 (11-m).
Gjyqtarë: S.Pjetrushi, E.Bajrakurti, G.Koka (Lezhë)

Kryesuesit kanë qenë të pamëshirshëm kundër Besës, duke e mundur me rezultatin e thellë, 4-0. Për Vllazninë ishte një ndeshje e lehtë dhe tashmë pas hapit fals të të kuqve, diferenca me ta shtohen në +9 pikë. Kujtojmë që në fazën e parë, kavajasit i kanë marrë një barazim 2-2 kuqebluve. Megjithatë, dje miqtë rezistuan vetëm 20 minuta, kur Erkoçeviç kaloi shkodranët në avantazh. Epërsia e vendësve do të konkretizohej me golin e dytë të Djepaxhisë. Pjesa e dytë ka qenë fotokopje e së parës, vetëm se kanë ndryshuar autorët e golave. Sinani fillimisht dhe Bardulla me 11-metërsh kanë vulosur fitoren e Vllaznisë, që vazhdon rrugën drejt titullit
Admir Uruçi

Ngrihet Apolonia, fundoset Lushnja
Apolonia – Lushnja    3-0
Apolonia: Prifti, Tanushi, Shameti, Asllani (Haxhi 68’), Doga, Papingu (Sahaj 41’), Mbyeti (Hamaj 80’), Zeqo, Muça, Hoxha, Mërtiri. Trajner: R.Mehmeti
Lushnja: Ke.Musaku, Çullhai, Gjyla, Qose, Mema (Liçka 57’), Bilbili, Sula (Biçaku 73’), Lila, Gjolena, Baballëku, Kli.Musaku. Trajner: G.Taullau
Shënues: Muça 33’, Zeqo 44’, Tanushi 68’
Gjyqtarë: E.Vela, M.Sopjani, L.Isufi (Durrës)
Karton i verdhë: Zeqo

Me fitoren 3-0, Apolonia i është larguar fundit të renditjes, duke dërguar aty, Lushnjën. Ishte një ndeshje e bukur dhe e shpejtë, ku fierakët u organizuan më mirë në mesfushë. Në minutën e 33-të Muça ekzekuton një goditje dënimi nga 20 metra dhe e përcjell topin direkt në rrjetë. Pas pësimit, reagimi i lushnjarëve ishte i dobët. Edhe pjesa e dytë fillon më e mirë për Apoloninë, që ka epërsi të plotë në të gjitha drejtimet. Djemtë e drejtuar nga Roland Mehmeti shënojnë dy gola, njëri më i bukur se tjetri. Fillimisht është Zeqo në minutën e 44-t, e më pas Tanushi, që çon shifrat në 3-0. Rezultati mund të ishte edhe më i thellë.
Mikel Mbriçaj

Bardheblutë befasojnë Elbasanin
Elbasani – Tirana    3-6
Elbasani: Gurra, Cani, Beqiri (Kasa 52’), Ruci, Hila, Musta, Toçi, Biçaku, Kadja, Salliu, Qevani. Trajner: A.Kila
Tirana: Dobi, Allmeta, Sula, Bejleri, Burreli, Hasa, Domi, Morina, Bardhi, Kacoli, Mikeli. Trajner: B.Metani
Gjyqtarë: E.Prifti, L.Alla, S.Greca (Lushnjë)
Shënues: Musta, Qevani, Salliu\Morina (3), Domi (3)

Bardheblutë kanë triumfuar bindshëm në Elbasan, me rezultatin e thellë 6-3. Për Tiranën, Morina dhe Domi kanë qenë protagonistët e takimit. Të dy kanë shënuar nga një trigolësh, duke i dhënë një fitore të merituar Tiranës, kundër vendësve, që nuk shfaqën asgjë në krahasim me ndeshjet e kaluara.
Aldo Kozarja

 

  U-17

Java 19    (22.03.2009)
Dinamo    –    Partizani    1-0   
Shkumbini    –    Teuta    (nuk u zhvillua)       
Vllaznia    –    Besa    4-0       
Elbasani    –    Tirana    3-6   
Shkëndija D.    –    Flamurtari    1-1
Apolonia    -    Lushnja    3-0       
Shkëndija T.    pushim

Renditja
1. Vllaznia        13    2    2    45-10    41
2. Partizani    10    2    5    25-16    32
3. Shkumbini    9    2    6    21-25    29
4. Elbasani    9    1    8    25-24    28
5. Dinamo    8    2    7    17-22    26
6. Tirana    7    4    5    32-27    25
7. Flamurtari    6    4    6    19-18    22
8. Shkëndija T.    6    3    8    22-24    21
9. Shkëndija D.    5    5    9    20-25    21
10. Teuta    5    4    6    15-18    19
11. Apolonia    5    3    9    17-18    18
12. Lushnja    5    2    8    20-27    17
13. Besa    3    4    10    16-30    13

Java 20    (05.04.2009)   
Partizani    –    Lushnja        (10:00)
Shkëndija T.    –    Dinamo    (10:00)
Besa    –    Shkumbini            (10:00)
Flamurtari    –    Elbasani        (10:00)
Tirana    –    Vllaznia        (10:00)
Shkëndija D.    -    Apolonia    (10:00)
Teuta pushim

Niveli inferior

Grupi i Veriut

Java 20    (22.03.2009)
Kastrioti    –    Besëlidhja    (nuk u zhvillua)   

Renditja
1. Laçi        6    3    0    22-13    21
2. Besëlidhja    6    2    2    26-12    20
3. Burreli        4    4    3    16-18    16
4. Kastrioti    4    3    4    17-16    15
5. Turbina        1    0    10    5-23    3

Java    21    (29.03.2009)
Burreli – Laçi    (10:00)

Grupi i Jugut

Java 20    (22.03.2009)
Bilisht Sport    –    Skrapari    (nuk u zhvillua)   
Pogradeci    –    Luftëtari    (nuk u zhvillua)   
Sopoti    pushim
Skënderbeu    pushim

Renditja
1. Skënderbeu    15    3    1    41-12    48
2. Bilisht S.    12    1    5    36-20    37
3. Pogradeci    9    3    5    30-22    30
4. Luftëtari    8    3    6    27-18    27
5. Skrapari        7    1    9    21-26    22
6. Sopoti        5    2    11    32-36    17
………………………………………………………………………………………………………………
7. Gramozi        7    2    6    22-25    23
8. Naftëtari    2    1    13    9-38    7

Java 21    (29.03.2009)
Skrapari    –    Pogradeci        (10:00)
Skënderbeu    –    Bilisht Sport    (10:00)
Sopoti    pushim
Luftëtari    pushim

Shënim: Gramozi dhe Naftëtari janë përjashtuar nga aktiviteti.

E Enjte, 26 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›