E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demetja:Nuk ka shkelje në zgjedhjen e kreut të Komunitetit Mysliman

Dorjan Demetja,zëdhënës i Komunitetit Musliman, i ftuar në Ora News duke folur për zgjedhjet e reja në Komunitetit Mysliman deklaroi se janë lajmëruar të gjithë myslimanët për mbledhjen ku do të gjidhet kreu i ri i KMSH."Zgjedhjet e Komuniteit Mysliman zhvillohen dy herë në vit, mbledhja e kësaj radhë është mbledhja e radhës, dhe në bazë të statutit duhet të ishin lajmëruar të gjithë myslymët, dhe realisht janë lajmëruar", tha Demetja. Sipas tij,lajmërimi i besimtarëve duhet të ishte 15 ditë para statutit, por lajmërimi i tyre është bërë 10-11 ditë përpara, ndaj disa prej tyre e konsiderojnë të jashtëligjshme këtë mbledhje. "Megjithatë nuk është herë a e parë që njoftimi bëhet në këtë mënyrë, ndaj është e pakuptushëm fakti që është bërë kaq shumë problem",tha zëdhënësi i Komunitetit Mysliman. Demetja bëri me dije se pas mbledhjes së Komuniteitt Musliman Shqiptar dhe Këshillit të Përgjithshëm u ra dakord që nuk ka shkelje në zgjedhjen e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Zëdhënësi i Komunitetit Mysliman tha se anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që kanë depozituar një padi në gjykatë për këtë çështje, nuk kanë dhënë emrin e një kandidati tjetër për kreun e Komunitetit. "Nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga grupi paditës për emrin e një kandidati të ri të KMSH", tha Demetja. Ndërkohë që ai njoftoi se zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman do të mbahen në Medresenë e Kavajës në 21 mars 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›