E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, Haan lë jashtë Bogdanin e Kapllanin

Trajneri i Kombëtares Arrie Haan publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për dy takimet eleminatore Afrikë 2010 ndaj Hungarisë dhe Danimarkës. Për herë të parë në këtë listë trajneri i Kombëtares lë jashtë sulmuesin e njohur Erjon Bogdani ndërkohë që jashtë ekipit kombëtar për këto ndjeshje do të qëndrojnë sulmuesi Edmond Kapllani dhe mesfushori Jamir Hyka. Por surpriza e trajnerit Haan është thirrrja për herë të parë në ekipin kombëtar të sulmuesit Dorjan Bylykbashi. Ndërkohë që veçohet edhe thirrrja e golashënuesit më të mirë të Superligës, Migen Memelli. Lojtarët që do jenë në ndeshjen kundër Hungarisë janë Arian Beqaj, Isli Hidi, Samir Ujkani, Andi Lila,Armend Dallku, Debatik Curri, Ansi Agolli, Kristi Vangjeli, Endrit Vrapi Elvin Beqiri, Admir Teli, Lorik Cana, Altin Lala, Ervin Skela, Gilman Lika, Dorian Bylykbashi, Elis Bakaj, Hamdi Salihi, Xhevahir Sukaj, Besart Berisha dhe Migen Memelli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›