Demi: Forcuam më tej pavarësinë e institucionit
17/03/2010 Komisioni për Sigurinë kalon për miratim në seancë ndryshimet e SHISH
Komisioni parlamentar për Sigurisë Kombëtare miratoi pa opozitën ndryshimet në projektin e SHISH-it me rregullime që nuk cenojnë pavarësinë e këtij institucioni, ashtu siç edhe kërkuan dy ditë më parë SHBA-të përmes ambasadorit të tyre në vendin tonë. Projekti kaloi në dy faza shqyrtimi, të cilat, siç tha edhe kryetari i komisionit, Leonard Demi gjatë një komunikimi për shtyp, morën parasysh sugjerimet e reja të bashkëhartuesve të këtij projektligji, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Këshillit të Ministrave. Në këtë seancë morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, si UPDAT dhe EURALIUS, por nuk dihet nëse propozimet e tyre u morën parasysh nga komisioni, ndonëse burime nga komisioni pohuan se ata dolën të kënaqur nga kjo mbledhje. “Në cilësinë e komisionit përgjegjës, komisioni për Sigurinë Kombëtare diskutoi nen për nen projektligjin për disa ndryshime që i bëhen ligjit të Shërbimit Informativ dhe mori vendimin për ta kaluar në seancë plenare. Gjatë diskutimit, komisioni bëri disa ndryshime të rëndësishme që forcojnë më tej pavarësinë e këtij institucioni (paragrafi 10, neni 3), standardet demokratike dhe transparencën e tij, në përputhje me kërkesat e vendeve të NATO-s. Këto ndryshime rrisin më tej veprimtarinë e SHISH-it në përputhje me kërcënimet e sotme që i bëhen sigurisë sonë kombëtare dhe më gjerë, si për shembull armët bërthamore në masë”, tha kryetari Demi. Në ndryshimet që pësoi projekti i Qeverisë mbeti i paprekur neni që kufizonte mandatin e drejtorit dhe nëndrejtorit të SHISH-it, në 5 vjet. Sipas dispozitës kalimtare të sugjeruar nga komisioni i Ligjeve dhe miratuar nga komisioni për Sigurinë, brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, drejtori dhe zv/drejtori i SHISH-it janë dy poste që do të hyjnë në procedura emërim. Drejtuesit e rinj ose këta aktualë do të nisin punën e tyre me mandat të përcaktuar 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi vetëm një herë. Vetëm zv/drejtori i SHISH-it në këtë herë të parë do të ketë një mandat 3-vjeçar. Drejtori dhe zv/drejtori emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit.
Kërkesa e SHBA-së
Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Xhon Uidhers, kërkoi dje përmes një deklarate për shtyp lejimin e ekspertëve ndërkombëtarë në rishikimin e projektit, para se ai të miratohet nga Kuvendi. Sipas tij, është me rëndësi jetike që Shërbimi Informativ i Shqipërisë të mbetet profesional, i pavarur dhe i lirë nga të gjitha ndërhyrjet politike. “Jemi të shqetësuar që projektligji i minon këto parime”, tha Uidhers. Ambasadori vlerësoi tejet të domosdoshme që projektligji të përmbushë standardet ndërkombëtare në përputhje me detyrimet euroatlantike.