Demi Moore, shton 10 kg

Nuk e linte për asnjë ditë palestrën. Por tani bukuroshja e Hollywood-it ka thënë: Mjaft! Vetëm për pak muaj aktorja ka shtuar 10 kg, por tregon se tani ka nisur të dojë më shumë veten.
Imazhet e fundit ku ajo është shumë e dobët kanë marrë fund, tani aktorja ka ndryshuar, është më e rrumbullakët.
Revista amerikane “National Enquirer” e shpjegon këtë më fakte: 45 vjecaret, sipas revistës, nuk i durojnë më dietat dhe fitnesin.
Brenda një muaji, Moore ka kaluar nga 52 kg në 60 me një gjatësi prej 1,65 metra.
“Demi është më e shëndoshë se zakonisht, por është dhe më e lumtur”, thotë një mik i aktores.
Asnjë aktore tjetër e Hollywood-it nuk e ka transformuar trupin e saj aq shpesh sa e ka bërë Demi Moore: në vitet '80 dhe në fillim të viteve '90 aktorja kishte një fizik të mbushur.
Pas tre shtatëzanive ajo iu fut kirurgjisë plastike duke shpenzuar rreth 360 mijë euro për ndërhyrjet në fytyrë, në gjoks, për një rregullim të barkut, të kofshevë, të vitheve, të buzëve dhe të gjunjëve.
Tani, më në fund duket se Moore është dorëzuar që të lejojë vitet të rrjedhin normalisht.