Marokenit, nga ekzili i Parisit i jepet “Naim Frashëri”
Juria e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit”, që organizohet në Tetovë, e kryesuar nga shkrimtari Agron Tufa, nderon poetin maroken, Abdellatif Laabi, i cili prej kohësh jeton në ekzil në Paris
Marokenit, nga ekzili i Parisit i jepet “Naim Frashëri”
Laureat i Çmimit letrar "Naim Frashëri" të Edicionit XII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" është poeti i madh maroken, Abdellatif Laabi, i cili prej kohësh jeton në ekzil në Paris.
Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga kryetari i jurisë prof. dr. Agron Tufa (Shqipëri), dhe anëtarë të jurisë Drazhen Katunariç (Kroaci) dhe Remzi Salihu (Maqedoni). Në këtë edicion Drejtoria e Festivalit, laureatin e sivjetshëm Abdellatif Laabi do ta shpallë edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Laureat të mëhershëm të këtij festivali janë emra të njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Peter Poulsen (Danimarkë), Fatos Arapi (Shqipëri) etj. Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 23–26 tetorit në qytetin e Tetovës.
Këtë e bëri të ditur në konferencën për shtyp të mbajtur më 19 shtator në Qendrën kulturore në Tetovë, drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit", Shaip Emërllahu.
Në vazhdim ai lexoi një biografi të shkurtër të fituesit, ku nder tjera theksoi se poeti Abdellatif Laabi është poet i shquar i letërsisë bashkëkohore marokene si dhe i asaj frankofone të periudhës pas pavarësisë dhe njëra nga figurat më të mëdha letrare të shekullit XX në Magreb. Redaktor i revistat “Soiffles”, politikisht aktiv, u arrestua, u torturua dhe u burgos më 1972 për “delikte opinioni”. I adoptuar si i burgosuri i ndërgjegjes nga “Amnesty International”, u shpërblye me Çmimin e Lirisë, PEN klubi francez, dhe Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë nga Fondacioni i Arteve në Roterdam, derisa ai ishte ende në burg. U lirua në 1980 dhe tani jeton në Francë. Në 1988 u shpall anëtar i Akademisë Malarme, Çmimit Alan Bosqe për tërësinë e veprës, çmimin e Afrikës mesdhetare, çmimin e poezisë Valon-Bruksel, çmimin Fonion Nichols etj.
Labi ka shqyrtuar me çiltërsi dhe me depërtim të madh historik dilemën e marrëdhënies midis intelektualit dhe shtetit, një dilemë me të cilën ballafaqohen të gjithë shkrimtarët nga shoqëri të varfra dhe despotike dhe që shpesh shmanget ose minimizohet. Duke problematizuar vazhdimisht rolin e shkrimtarit, vepra e Laabit ka mbajtur lart mundësinë e shfaqjes së një zëri të pakompromentuar letrar në Magrev, në këtë ai zë vendin e dytë pas atij të shkrimtarit Kateb Yacinë në Algjeri.
Kryetari i jurisë, Agron Tufa, tha se i ndahet ky çmim për rezistencën e rrënjëve shpirtërore kundrejt entropisë dhe shpërbërjes, për pastrimin dhe rikthimin e nostalgjisë së çiltër mbi mitet e humbura të identitetit dhe zanafillës, për detajin fantazmogorik që feks në kujtesën dhe përditshmërinë tonë, për vegimet sureale mbi sendet dhe dukuritë në vetëdijen e traumatizuar të njeriut bashkëkohor, për metafizikën e konfliktit me mitet e kohës, gjuhës, prejardhjes, traditës dhe historisë, për harmoninë e fjalës poetike me imazhin mediativ e filozofik, për fluturimin poetik transcendental të njeriut si frymë.
Qëllim dhe kadencë për vetëpërsosje-përshkrirjen e mahnitur të mikro dhe makrokosmosit të njeriut bashkëkohor dhe të përjetshëm - poezia e Abdellatif Laabit nderohet dhe çmohet sot prej nesh si një enciklopedi e magjishme e shpirtit njerëzor, që ngryset e shkreptin nga hareja e pikëllimi. Në edicionin e sivjetshëm ardhjen e kanë konfirmuar 75 poetë nga 29 vende të botës: Kanada, SHBA, Kili, Japonia, Koreja e Jugut, Indi, Islande, Holande, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Gjermani, Francë, Marok, Itali, Izrael, Palestine, Turqi, Qipro, Hungari, Kroaci, Serbi, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovina, si dhe poetë shqiptarë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Sikurse në të shkuarën, edhe sivjet drejtoria do të botojë antologjinë me poezi të poetëve pjesëmarrës. Edhe programi i këtij edicioni do të jetë i larmishëm. Në kudër të tij, do të mbahet disa orë letrare, do të bëhet përurimi i laureatit të sivjetshëm, do të promovohen libra, do të vizitohen lokalitete kulturore dhe historike etj.