E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demi i dytë i Tërbruar

Në pjesën e dytë të filmit “Demi i Tërbuar” nuk paraqitet askush nga ekipi aktorial i filmit origjinal.

Filmin origjinal “Raging Bull” (Demi i Tërbuar) të vitit 1980 kritika e ka futur në mesin e realizimeve më të mira filmike të të gjitha kohëve. Tani po përgatitet pjesa e dytë e tij.

Vazhdimi i filmit do të sqarojë sesi Jake LaMotta u bë boksier, por edhe atë se çka ndodhi me të pasi që e përfundoi karrierën.

Në vazhdimin e filmit rolin e LaMotta’s e luajnë William Forsythe dhe aktori debutues, Mojean Aria (derisa LaMotta ishte më i ri). Në rolet e tjera ndërkaq shfaqen edhe Joe Mantegna, Tom Sizemore, Penelope Ann Miller dhe Alicia Witt.

Regjinë e versionit origjinal e pat bërë Martin Scorsese, ndërkaq rolin kryesor e luante Robert de Niro. Kohë më parë, Scorsese deklaroi se nuk dëshironte të kishte asgjë të përbashkët me vazhdimin e filmit, sepse ky rrëfim për ka përfunduar moti.

Regjinë e vazhdimit të rrëfimit për Jake LaMotta do ta bëjë, Martin Guigu, sipas skenarit të Rustam Branaman.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›