E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamini braktis Milanin ?

Mathieu Flamini ka refuzuar ofertën e Milanit për vazhdimin e kontratës dhe pritet të largohet nga klubi si futbollist i lirë gjatë këtij afati kalimtar të verës, kanë njoftuar mediet italiane të hënën.

Mesfushori francez ka qenë anëtar i Milanit në katër sezonet e fundit me pagë prej 4.5 milionë eurosh në vit, por klubi nuk është i gatshëm t’i ofrojë kushte të njëjta dhe Flamini thuhet se ka vendosur të kërkojë një ekip të ri.

Ai spekulohet se kërkohet nga Malaga, që është në gjendje t’i plotësojë kërkesat e tij financiare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›