Demiri u vra nga Aldo Bare
Tirane - Dy seanca me pare ne ngarkim te 8 te pandehurve te akuzuar si anetare te "Bandes se Lushnjes" ka deshmuar me video-konference gruaja e viktimes Xhevat Demiri. Ne cilesine e bashkepunetores se drejtesise, Mimoza Demiri ka bere me dije gjykates se bashkeshortin e saj e kane vrare Aldo Bare, Enver Dondollaku, Afrim Hoxha dhe Ilir Stregu, ndersa pak metra me poshte, me nje makine, i priste Arben Borici, ngjarje kjo e ndodhur ne gusht te vitit 1999, ne qytetin e Lushnjes. Ne deshmine e saj gruaja ka bere me dije se, teksa ishte duke u kthyer me makinen e tyre, tip fugon te bardhe, per ne qytet, anetaret e bandes, me ne krye Baren, te gjithe te veshur me uniforme policie, por pa kapele, i kane prere rrugen makines. Sipas deshmise se dhene nga ajo, pasi bashkeshorti i saj ka dale nga makina, keta te fundit, e kane qelluar disa here dhe me pas jane larguar me shpejtesi. Ajo ka treguar me gisht te pandehurin, Afrim Hoxha, i cili ndodhej ne seance gjyqesore, duke i sqaruar gjykates se e kishte pare naten e vrasjes se bashkeshortit. Ndersa po dy seanca me pare, nje tjeter deshmitar ka rrefyer se e kishte pare viktimen nen shoqerine e Artur Dajes, i cili ishte armiku numer nje i Aldo Bares.
Prokuroria e Krimeve te Renda ka thirrur per te deshmuar ne ngarkim te 8 anetareve te "Bandes se Lushnjes", persona te cilet kane fituar statusin e bashkepunetorit te drejtesise, deklarimeve te cilat kryhen me video-konference per te mos u perballur me anetaret.
Prokuroria e Krimeve te Renda ka thirrur per te deshmuar ne ngarkim te 8 anetareve te "Bandes se Lushnjes", persona te cilet kane fituar statusin e bashkepunetorit te drejtesise, deklarimeve te cilat kryhen me video-konference per te mos u perballur me anetaret.