E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Demo: Projekt për mobilimin urban të sheshit “Jani Vruho” në Berat

TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ Sheshi “Jani Vruho”, ose siç quhet ndryshe sheshi tek “Ish-mapot’’ në Berat do të ketë një pamje të re.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryhet për këtë projekt të mobilimit urban, i cili do të bëjë të mundur një shesh për përdorim komunitar, me hapësirë për çlodhje, si dhe qarkullim të këmbësorëve dhe automjeteve.

Pjesë e projektit është edhe rehabilitimi urban i pallateve në sheshin “Jani Vruho’’, me sistemin kapot dhe me masat për eficiencë energjie.

“Sheshi do të shtrohet me pllaka guri, do trajtohet hapësira e dedikuar për qëndrim për banorët me elementë estetikë dhe trajtimi i fasadave të pallateve përreth sheshit me sistem kapot, do të plotësojnë më së miri imazhin e kësaj zone të Rajonit Nr. 3”, tha Demo.

1 nga 7

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›