E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

AIDA prezanton në Katar mundësitë e investimeve në Shqipëri

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/  Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një vizitë zyrtare në Doha, Katar, si pjesë e delegacionit të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm për marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve morën pjesë gjithashtu Agjencia e Investimeve në Shqipëri (AIC), TEDA Tirana, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si dhe biznese shqiptare të interesuara për bashkëpunim me Katarin.

Në një postim në rrjetet sociale, AIDA bën të ditur se “takimet zyrtare filluan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Katarit, më pas aktiviteti me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Katar dhe Bankës për Zhvillim. Në këtë ngjarje AIDA prezantoi klimën e investimeve në vend dhe ftoi bizneset dhe autoritetet që ndoqën aktivitetin të vijnë në Shqipëri për të eksploruar mundësitë për investime dhe bashkëpunime.

Bizneset shqiptare zhvilluan takime dypalëshe (B2B) me sipërmarrësit vendas, ndërsa takimet vijuan në Katari Diar, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe në Autoritetin e Investimeve të Katarit”, lexohet në postim.

Në postim theksohet se, “Katari është një vend kyç i Gjirit Persik dhe interesi për shtrirjen e bizneseve të Katarit, partneriteteve afatgjata dhe të qëndrueshme që nxisin rritjen ekonomike dhe inovacionin, është i mirëpritur në vendin tonë.”

1 nga 7

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›