E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Demo: Vaji i ullirit i prodhuar në Berat eksportohet në Gjermani

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Produktet shqiptare si ulliri, vaji i ullirit dhe vera, të prodhuara në Berat tashmë po eksportohen në Gjermani.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili ditën e sotme priti në një takim Sergej Schwab, drejtor i shitjeve dhe Gleni Meta, drejtor i blerjeve të një kompanie novatore në Gjermani për futjen e produkteve bujqësore të një cilësie të lartë dhe bazuar në praktika të qëndrueshme bujqësore.

Demo tha se në fokusin e kësaj kompanie janë produktet shqiptare si ulliri, vaji i ullirit dhe vera.

“Prodhuesit e vajit të ullirit “Ledianës dhe Arbërit” në Bilçë janë një nga eksportuesit e parë që kanë filluar bashkëpunim me këtë kompani gjermane dhe produktet “Made in Albania, Berat”, po ashtu vera nga zona Malinat, Berati është futur në portofolin e kësaj kompanie dhe këto produkte po eksportohen në disa vende të BE-së”, theksoi  Demo.

Kryebashkiaku Demo u shpreh se “pëlqyeshmëria e lartë e produkteve nga konsumatori evropian ka hapur mundësinë e bashkëpunimit me disa distributorë të rëndësishëm në Gjermani”.

“Promovimi i produkteve që vijnë nga rajoni i Beratit dhe nxitja e zhvillimit të mëtejshëm të agrobiznesit, përmes politikave lokale është në fokusin e bashkisë”, tha Demo.

1 nga 2

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›