E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bankat dhanë 308 mld lekë kredi nga janari në tetor, rritje 24,7% krahasuar me 2023

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Bankat po vijojnë trendin në rritje të kredisë për individët.

Banka e Shqipërisë publikoi statistikat për muajin tetor 2024, ku thekson se, kredia e re për individët shënoi vlerën e 8,4 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë kredia për individët u rrit me 14,4%.

Sipas BSH-së, në totalin e kredisë portofolin më të lartë e mori ajo për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, sektori bankar disbursoi për periudhën janar-tetor 2024, rreth 308 miliardë lekë kredi, me rritje 24,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›