E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokracia e munguar te partite

Nga Alban Daci
Sot sistemi politik shqiptar ndodhet ne nje krize identiteti dhe funksionimi. Gjithmone e me shume po thellohet distanca mes politikes dhe qytetarit ku ky i fundit jo vetem ndjehet i braktisur por edhe i marr peng nga njerez qe politiken e bejne per interesa te ngushta personale dhe jo per te miren e pergjithshme.
Kush beson se keshtu mund te demokratizohemi do te thote se nuk ka kuptuar aspak se si funksion nje shoqeri demokratike ku protagonistet e saj nuk jane te perjetshem sepse vete shoqeria eshte gjithmone ne ndryshim te vazhdueshem dhe ka nevoje per ide te reja qe i pershtaten kohes.
Ne fillim te viteve 90 shqiptaret kerkuan qe Shqiperine ta bejne demokratike dhe si Europa. Edhe pse kane kaluar me shume se 20 vjet tranzicion ne duhet te bertasim fort njezeri Shqiperine e duam demokratike dhe ne Europe sepse ajo nuk eshte e tille.
Demokracia nuk ofrohet vetem nga nje pakice dhe vetem nga nje forme mendimi. Alternativat e mendimit dhe pluraliteti i personave vetem e shendoshin me shume demokracine duke e bere funksionale dhe te pranueshme nga te gjithe.
Nuk mund te kete demokraci te njeanshme dhe per disa ose pak persona. Demokracia eshte e te gjitheve dhe duhet te ndertohet me kontributin e cdo kujt duke formuar ate qe quhet kontenitori qytetar i demokracise. Nuk mund te kete demokraci pa respektimin e principit te meritokracise. Sot per shkak te politikes meritokracia eshte nje term i huaj.
Sot per te bere karriere mjafton te kesh nje mik te kesh para por jo vlera njerezore vizione per te ardhmen dhe deshiren per te mbrojtur te miren e perbashket.
Shume te rinjte te talentuar sillen rrugeve neper Tirane ose edhe me keq largohen fare nga vendi vetem per faktin se nuk jane bere pjese e pazareve te rendomta politike.
Ka ardhur momenti te bertasim te gjithe njezeri. Stop injorances politike dhe po talenteve dhe njerezve me vizione Te talentuarit kane nevoje per Shqiperine por edhe Shqiperia ka nevoje per ta qe te behet demokratike dhe Europiane. Realiteti shqiptar ka ndryshuar nga momenti kur qytetaret degjuan per here te pare parullen rrofte demokracia qe pa e ditur dhe pa e studiuar asnjehere me pare e moren te gatshme si dicka themelore qe perfaqesonte lirine e te vepruarit te menduarit dhe te organizimit te jetes vetjake ne raport me komunitetin ku jeton. Format e komunikimit te shpejte dhe moderne si interneti e ka ndergjegjesuar brezin e ri per ti kuptuar diskutuar dhe kritikuar shume fenomene qe ndodhin ne shoqeri qe kane te bejne me jeten e secilit nga ne.
Kohet e fundit jane krijuar shume site dhe mail-lista individuale apo kolektive ku diskutojne se si mund te qeveriset drejt prosperitetit nje vend dhe si mund te drejtohet me ndershmeri dhe me efikasitet shoqeria per te qene e denje dhe kompetitive.
Nje levizje e tille per demokratizimin e Shqiperine do ta quaj une eshte kjo per te cilen ne jemi mbledhur kete.
shte forca e kesaj levizje te udhehequr nga z. Arben Malaj qe na rrit besim se Shqiperia meriton dhe do te behet demokratike.
Forca e kesaj levizje eshte guximi yne per te ndertuar te ardhmen qe meritojme.
Vlera e kesaj levizje eshte demokracia forma me e larte e mireqeverisjes ne bote.
Prandaj duke marr guxim edhe nga prania jone sot ketu duhet te zgjohemi nga gjumi dhe te marrin fatin ne duart tona. Vetem keshtu do te jemi ne gjendje te plotesojne aspiratat tona demokratike dhe te plotesojne obligimet qe kemi kundrejt qytetareve duke i perfaqesuar sa me drejt dhe mire sic e kerkon edhe vete demokracia. Ka vite qe flitet per reformim ne institucionet e perfaqesimit dhe pjesemarrjes politike por ne te vertete nuk ka ndodhur asgje. Gjithcka ka mbetur si me pare dhe e pa ndryshueshme sepse ky reformizem eshte perfaqesuar dhe ndermarre nga ato qe risine dhe reformen nuk e duan.
Si mund te ndodh reformimi kur ai kontrollohet drejtohet ose mund te orientohet nga lart per poshte. Si mund te presesh reformim te orientuar per nga risia kur protagonistet jane me ide te vjetra dhe vizione te pa reforumuara.
Ne te rinjte do te jemi zot te vetes dhe te vendit vetem kur te perfaqesojne aksionet dhe idete tona. Te rinjte do te jene te vlefshem jo vetem per veten e tyre por per gjithe qytetaret dhe vendin vetem ne momentin kur te arrijne te perfaqesojne vetveten kur te prezantohen vete me formimin e tyre intelektual dhe jo te prezantuar vetem per imazh nga te vjetrit neper mbremjet gala. Vendi dhe shoqeria shqiptare ka nevoje per te rene per ndryshimin per prosperitetin sepse keta jane elementet qe garantojne koherencen dhe te ardhmen e merituar ndryshe nga ajo qe kemi perjetuar deri tani.
Ne perfaqesojme rinine jemi rritur duke studiuar demokracine kemi dashuri dhe pergjegjesi per vendin tone. Prandaj duhet te jemi zot te aksioneve tona per te realizuar reformimin e duhur qe ka per objekt realizimin e shoqerise demokratike.
NOA
Fjalim i mbajtur nga dot. mag Alban Daci gjate prezantimit te platformes se Partise Socialiste nga z. Arben Malaj.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›