E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje thirrje per Aleancen kunder plehrave

Nga Taulant Bino
Afro tri jave me pare nje gazetar i njohur e pyeti Presidentin e Republikes nese ky i fundit do ta dekretonte ligjin Per importin e plehrave toksike. Z. Topi u pergjigj se do ta shihte ceshtjen me shume kujdes. Historia me pas ngjan me ate te qimes qe rritet e behet tra. Tra aq i madh sa jo vetem qe bllokon nje ligj te domosdoshem per Shqiperine por dhe vete sistemin e menaxhimit te mbetjeve ne Shqiperi. Pergjigjen e pyetjes per plehrat toksike e jep vete ligji ne nenin 48 kur shprehet Ndalohet ne te gjitha rastet importimi i mbetjeve te rrezikshme ne Republiken e Shqiperise. Pasi kemi sqaruar se ligji ndalon importin ne Shqiperi te mbetjeve toksike kancerogjene te djegshme shume te djegshme irrituese demtuese gerryese etj. do te duhet te sqarojme disa pyetje te tjera qe publiku i ka shtruar me plot te drejte keto dite. Pikerisht per kete ftoj te gjithe lexuesit mbetje-skeptiket edhe anetaret e Aleances kunder plehrave te me kushtojne 10 minuta nga koha e tyre e vyer.
1. A hap ligji rrugen
per import te mbetjeve jo te rrezikshme ne Shqiperi
Edhe pa kete ligj importi i mbetjeve jo te rrezikshme si lende e pare nuk ka qene dhe nuk eshte i ndaluar ne Shqiperi. do lloj legjislacioni i prodhuar ne Shqiperi qe prej vitit 1990 e ka lejuar importin e mbetjeve jo te rrezikshme.
Keshtu ndodhi dhe ne vitin 2002 kur ne fillim qeveria socialiste dhe me pas Parlamenti shqiptar i dominuar nga te majtet miratuan ligjin 8934 Per mbrojtjen e mjedisit ku lejohet importi i cdo lloj mbetjeje me qellim perdorimi perpunimi e riciklimi. Keshtu ndodhi dhe ne vitin 2003 me miratimin e ligjit 9010 Per administrimin mjedisor te mbetjeve te ngurta ku lejohet importi per te gjitha qellimet e tjera sikurse rikuperimi i energjise perpunimi dhe riciklimi. Ligjet e mesiperme jane votuar nga te gjithe deputetet e koalicionit te majte te legjislatures 2001-2005. Sot afro gjysma e tyre jane ende deputete te koalicionit te majte dhe sikunder gjithe koleget e partise se tyre jane kthyer ne kundershtare te ligjit te ri ose ne kundershtare vecanerisht te atyre neneve qe i kane miratuar vete. Gjetja e fundit nuk perkthehet ne shprehjen Meqe ata e bene gabim le te vazhdojme te gabojme Ajo thjesht mjafton per te vertetuar se reagimi i opozites se sotme nuk vjen nga zelli per te shpetuar Shqiperine nga mbetjet. Perkundrazi kundershtimi i sotem kerkon te perdore nje teme qe manipulohet lehte per te nxjerre perfitime politike. Permes manipulimit te temes se mbetjeve nga politika po tentohet te manipulohet e drejta e cdo individi per te njohur te verteten. Po tentohet te perdoret edhe vete Aleanca si nje leve per pushtet.
2. A eshte ky i sotmi nje debat i ri
Sot ne po perserisim thuajse te njejtin debat me ate te nje viti me pare kur nje pjese e shoqerise civile kundershtoi Vendimin Nr. 99 te Keshillit te Ministrave Per miratimin e listes se mbetjeve qe lejohen te importohen per qellime perdorimi perpunimi dhe riciklimi ndersa pjesa e mbetur e mbeshteti ate duke kerkuar njekohesisht keshillimin publik per cdo sasi qe do te importohej ne te ardhmen dhe masa me te forta kontrolli nga te gjitha institucionet e perfshira ne kete proces. Bazuar ne legjislacionin e meparshem deri ne tetor te vitit 2010 ne Shqiperi mund te hynin 434 elemente te listes se mbetjeve qe klasifikoheshin si te parrezikshme. Pas tetorit 2010 me nxjerrjen e vendimit te siperpermendur numri i elementeve te parrezikshme qe mund te futeshin ne Shqiperi u reduktua ne vetem 55 te gjitha pjese e asaj cka njihet si Lista e Gjelber europiane liste kjo e perbere nga elemente qe konsiderohen si te parrezikshme per mjedisin dhe shendetin. Ky vendim i shoqeruar me plot debate qe ne shumicen e tyre kane qene te drejta ka sherbyer pikerisht per te formalizuar importin e mbetjeve. Ai nuk reduktoi vetem listen e lendeve qe mund te hynin. Vendimi dhe debati qe e shoqeroi i ndergjegjesoi institucionet se publiku nuk do ti falte gabimet ndaj dhe vendimmarrjet e tyre duhet te ishin sa me transparente. Qe prej atij debati doganat shqiptare nuk lejojne hyrjen e elementeve jashte listes. Nuk lejojne gjithashtu as hyrjen e elementeve te listes kur keto jane te pashoqeruara me autorizimin e Keshillit te Ministrave.
Thuajse per nje vit nga tri kerkesa te paraqitura eshte dhene vetem nje autorizim per kompanine Kurum Elbasan per import te mbetjeve metalike. Ky autorizim ka ndjekur nje proces transparent te keshillimit publik me pjesemarrjen e disa shoqatave mjedisore.
Dy kerkesat e tjera ishin per import te plastikes. Njera prej tyre eshte refuzuar sepse leja e mjedisit te subjektit nuk perputhej me kerkesen per import. Per subjektin tjeter vazhdon shqyrtimi nga institucioni deri ne perputhshmerine e plote me kerkesat e kuadrit ligjor. Edhe per kete subjekt eshte kryer keshillimi publik ku jane ftuar te gjitha OJF-te me ne ze per mjedisin. Jane ftuar dhe njoftuar nje per nje edhe ata qe e kane kundershtuar me fort vendimin. Keshillimi u parapri nga dergimi i materialeve sqaruese lidhur me sasine e kerkuar teknologjine e perdorur ndikimin ne mjedis te procesit etj. Keshillimi u krye ne mjediset e fabrikes se riciklimit per tu njohur me mire me procesin hapesirat per vendosjen e mbetjeve lende e pare teknologjine e perdorur impaktin ne mjedis te aktivitetit. Ky keshillim eshte nje nga me te plotet te zhvilluar deri sot ne Shqiperi.
Pra ne nje vit kohe institucionet kane ditur te luajne rolin e tyre kontrollues dhe ketu kane pa dyshim rol themelor OJF-te mjedisore. Dhe pavaresisht debateve per idete ky raport ka prodhuar ne terren nje zbatim me te mire te legjislacionit mjedisor.
3. A e lehteson ligji i ri importin
Legjislacioni i ri ne fushen e mbetjeve eshte shume me konservator sesa ai i meparshmi. Ne ndryshim nga kuadri ligjor pararendes ligji i ri hyn ne sqarimin e nje pjese te procedurave te importit duke i forcuar ato ne raport me te shkuaren. Vendosja ne ligj e procedurave provon se importi eshte me i kontrolluar se me pare. do kush qe do te deshironte me pas te lehtesonte procedurat e importit do ti duhej me pare te ndryshonte ligjin.
4. A eshte importi i mbetjeve i barabarte me importin e plehrave
Jo aspak. Per ne shqiptaret plehra do te thote kazani i piset prane shtepise. Kazani qe permban gjithcka perfshire mbeturinat te ushqimit te ambalazheve qese shishe letra ilace bateri aparate elektronike tulla llac metale etj. Per ne shqiptaret plehra do te thote cdo grumbull anesh rruges kanalit apo lumit me te afert. Pra per ne te gjithe plehrat jane te barabarta me mbetjet e perziera.
Ky kuptim i yni rrjedh prej kaq e kaq vitesh keqmenaxhim mungese investimesh dhe mungese edukimi. Kuptim per ndryshimin e te cilit sherben pikerisht ky ligj. Ligji nuk flet per import plehrash por mbetjesh lende e pare. Ky koncept sqarohet me shume ne nenin 8 te ligjit i cili shprehet nder te tjera se nje mbetje e caktuar pushon se qeni mbetje kur ka pesuar nje operacion rikuperimi perfshire riciklimin dhe vetem ne qofte se substanca ose objekti perdoret gjeresisht per qellime te caktuara ekziston tregu apo kerkesa per nje substance ose objekt te tille dhe substanca ploteson te gjitha kerkesat perkatese per mbrojtjen e mjedisit e te shendetit.Pra importi i mbetjeve nuk eshte import plehrash eshte import i lendes se pare per industrine sikurse tulla per ndertimin apo lekura per prodhimin e kepuceve dhe pelhura per prodhimin e konfeksioneve.
5. A do te menaxhoheshin mbetjet tona me mire nese do te ndalonim importin e lendes se pare per industrine ricikluese
Ky eshte nje shqetesim shume i drejte dhe i mbeshtetur ne 20 vjet me fare pak progres ne fushen e menaxhimit te mbetjeve. E ndersa vlen te theksohet se gjendja e sotme eshte nje pergjegjesi e ndare mes qeverish dhe qeverisjesh duhet pranuar se shoqeria shqiptare perballet gjithnje e me shume me nje problem ne rritje qe ne mungese te veprimit aktiv tenton ti bashkengjitet atij te rritjes se mireqenies duke sjelle ne fund reduktim te vete mireqenies.
Por ndalimi i importit nuk zgjidh aspak hallin tone. Ne 20 vjet importe-eksporte te kesaj lende te pare ne kemi bere pak hapa perpara ne fushen e menaxhimit te mbetjeve. Ne ende vazhdojme ti trajtojme mbetjet si plehra dhe jo si mall. Pikerisht ky eshte ndryshimi i madh. Ne momentin qe mbetjet tona do te kthehen ne mall atehere kete problem madhor per Shqiperine do ta zgjidhte vete tregu. Sot industria e riciklimit i jep vlere ketij tregu. shte pikerisht kjo industri aleate e forte e mjedisit dhe mjedisoreve qe i jep vlere 10-30 te mbetjeve tona. Megjithese importi ka qene i hapur prej shume e shume vitesh industria e riciklimit nuk eshte e mbeshtetur ne 100 import. Sot industria e riciklimit pa thuajse asnje lloj ndihme nga sektori publik heq nga mjedisi shqiptar pikerisht 10-30 te mbetjeve te vendit. Ne te kundert kete sasi te hequr do ta kishim serish rrugeve. Perse valle kur udha e importit paskesh qene e hapur Vetem ky fakt mjafton per te deshmuar se importi nuk vret as perpjekjet e ricikluesve dhe as deshiren e Aleances per lende te pare brenda vendit. Dhe kjo nuk ka asnje lidhje me patriotizmin. shte e qarte se ne biznes patriotizmi ia le vendin e pare ekonomise se tregut. Pra tregu vete dhe kostoja e produktit e orienton kete industri drejt zgjidhjeve te brendshme.
Industria e riciklimit rremon sot te gjeje lende te pare brenda vendit por nuk i mjafton. Ajo ka ngritur rrjetin e vet te grumbullimit duke futur ne pune shtresat me te marxhinalizuara te shoqerise por prape nuk mjafton. Kjo industri do ti jepte vlere 100 mbetjeve tona nese ne te gjithe pushtetare e qytetare do ti ofronim lenden e pare qe ajo kerkon. Per cdokend qe i bie lapsit eshte e qarte se per industrine e riciklimit do te ishte me e lire lenda e pare brenda vendit. Por menyra e sotme e menaxhimit te mbetjeve ku mbeturinat thjesht hidhen ne kazanin e madh e me pas drejt e ne grope nuk eshte aspak ajo e duhura. Keto lloj mbetjesh te perziera nuk i sherbejne industrise se riciklimit. Ne perzierje e siper mbetjet e riciklueshme ndoten apo kontaminohen dhe per kete shkak rezultojne me kosto shume te larte te perpunimit qe do te thoshte se industria e riciklimit aq e domosdoshme per procesin e trajtimit modern te mbetjeve do te duhej te falimentonte perballe tregut europian e boteror ku ajo rreket te mbijetoje. Kinse per te perballuar kete lloj tregu ricikluesit kane ndertuar kapacitete te medha perpunimi. Ne te kundert ne mungese te kapaciteteve te medha e te teknologjive te reja qe ulin koston ata dhe bashke me ta dhe ky biznes qe ndihmon mjedisin do te ishin thjesht te falimentuar. Ndalimi i importit sot dhe mungesa e lendes se pare do ta conte industrine e riciklimit ne falimentim nderkohe qe ne nuk do te kishim zgjidhur aspak hallin tone te madh. Ne serish do te kishim mbetje neper kembe sepse do te na mungonte tregu qe i terheq. Me fjale te tjera vete tregu i riciklimit.
Ligji i ri i synon ti jape vlere ketij tregu. Ai vendos me ne fund ne piken 3 te nenit 18 detyrimin e njesive te qeverisjes vendore per te ndare mbetjet ne burim. Viti 2018 eshte afati i fundit per ndarjen e tyre. Bashkite e komunat do te jene tashme te detyruara te merren seriozisht me riciklimin. Ky proces ka sigurisht kostot e veta fillestare por ne fund ai do te rezultoje fitimprures jo vetem per autoritetet vendore por edhe per qytetaret e bizneset qe do te paguajne me pak per tarifen e pastrimit.
6. A eshte ky ligj nje ligj antikombetar antieuropian dhe antinjerezor
Per ceshtjen e lejimit te importit te mbetjeve jo te rrezikshme ligji eshte i perputhur jo vetem me legjislacionin europian por edhe me ate te vendeve fqinje si Maqedonia Mali i zi Serbia Kroacia Bosnja Kosova etj. Nese ky ligj eshte antikombetar antieuropian dhe antinjerezor sic thote z. Rama atehere edhe direktiva europiane eshte antikombetare antieuropiane dhe antinjerezore edhe legjislacionet e vendeve te rajonit jane antikombetare antieuropiane dhe antinjerezore. Duket qartazi se keto shprehje jane thene per te ngjallur panik te paqene e per te perfituar politikisht prej ketij paniku. Ne thelb kjo ngjarje me kujton ate te para disa viteve me eklipsin e diellit kur shqiptaret qe besojne ne besetytnite u ndryne brenda duke u lene rrugen pakices pa besetytni. Sot sistemet tona te kontrollit matin radioaktivitetin komunikojne online me sistemet homologe per te marre informacion te menjehershem kryejne kontrolle rastesore te bazuar ne sistemin e analizes se riskut dhe kane zhvilluar e po zhvillojne me tej kapacitetet analitike nepermjet laboratoreve te specializuar. Pra sot ka nje sistem qe funksionon. Ne kete kuptim do te sugjeroja per te gjithe kundershtaret se ne vend te rrezimit te sistemit kombetar te kontrollit do te ishte me mire te ndihmonin per ta permiresuar ate.
7. A e cenon ky ligj e ky nen Kushtetuten e Republikes se Shqiperise
Ligji nuk e cenon Kushtetuten e Shqiperise. E megjithate keshilltaret e Presidentit jane ngaterruar jo pak. A munden te me thone pse hekuri per riciklim e rrezikuaka Shqiperine me shume se makina e re qe ne vozisim Pse letra per riciklim e rrezikuaka Shqiperine me shume se letra e bardhe bore qe perdorim ne zyra dhe pastaj e hedhim Pse plastika per riciklim e rrezikuaka me shume Shqiperine sesa plastika per ambalazhim Te gjitha elementet e para nuk hidhen rrugeve por shkojne ne fabriken e riciklimit. Ata nuk hidhen sepse kuadri yne ligjor e ndalon dhe e denon. Nuk hidhen sepse jane blere me para. Nuk hidhen sepse nuk i hedh as industria e riciklimit e cila me miliona euro te investuara nuk ka dale ne treg me qellimin per te falimentuar. Ne kete debat per refuzimin duket qarte se palet flasin per objekte te ndryshme. Nje pale flet per mbetje te perziera qe do te hidhen rrugeve ndersa pala tjeter ka ndertuar e po permireson gjithe sistemin qe kjo te mos ndodhe dhe qe mbetjet lende te para te kthehen ne burim mireqenieje per Shqiperine.
8. A duhet te vazhdoje debati per mbetjet
Jam i bindur qe duhet te vazhdoje e per kete i bej thirrje Aleances qe ky debat te vazhdoje per te treguar se shoqeria shqiptare duhet te ndahet nga termi plehra duhet te ndahet nga mbetjet e pandara te ndahet nga ndotja dhe zhvillimi i paqendrueshem. Debati duhet te vazhdoje per te nxitur menaxhimin e integruar te mbetjeve per te gjetur zgjidhje nepermjet instrumenteve ekonomike qe do te shpetojne mjedisin dhe jeten tone. Ky debat vlen sepse sikurse ai i nje viti me pare po ve ne presion gjithe politiken shqiptare per ti dhene qytetarit zgjidhjet qe i meriton. Keto jane zgjidhje qe i ka dhene gjithe bota dhe nuk ka pse ne te jemi ndryshe.
Besoj se te gjitha keto pergjigje te mesiperme mund ti sherbejne gjithe qytetareve por sidomos Aleances kunder plehrave per te qartesuar objektin per te terhequr me shume mbeshtetes dhe per te kontribuar me shume ne shoqerine shqiptare. Se fundi ftoj te gjithe anetaret e Aleances kunder plehrave dhe te gjithe mbetje-skeptiket per nje vizite ne fabrikat e riciklimit. Ka disa fabrika riciklimi fare prane Tiranes. Mendoj se ia vlen te vizitohen per ta kuptuar me mire njeri-tjetrin.
Zevendesminister i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›