E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokracis në Ballkan i mungon oksigjeni shpirtëror

Që nga kohërat e lashta demokracia në thelbin e saj është sundim i popullit, sepse në çdo vend demokratik ju mund të kuptoni duke lexuar kushtetutën e tyre se në një formë apo tjetër gjendet thënia, sipas së cilës populli është bartësi i fundit i gjithë sovranitetit të shtetit demokratik e juridik

Nga Gjon Keka

Një demokraci perfekte nuk ka ekzistuar as para shumë shekujve e as tani në shekujt modern që kemi hyrë. Kjo ka ndodhë jo se ajo nuk do e kishte arritur kulmin e saj por se kombet nuk kanë ditur tia hedhin themelet demokracisë së vërtetë e cila si bazë ka barazinë dhe lirinë për të gjithë, ndërsa disa kombe dhe popuj të tjerë e kanë keqkuptuar demokracinë dhe e kanë kthyer së prapthi brenda sistemit të tyre shtetëror-politik. Pavarësisht nga të gjitha kritikat që ka pasur demokracia nga kombe dhe popuj të ndryshëm që kanë përqafuar atë dhe ato që janë ende në fëmijërinë e saj ajo megjithatë është treguar si një proces më i suksesshëm dhe ecjes së një shtetit në drejtimin e duhur të lirisë dhe ndërtimit të ardhmërisë brenda parimeve bazë të demokracisë.

Ndërsa siç edhe dihet që nga kohërat e lashta demokracia në thelbin e saj është sundim i popullit, sepse në çdo vend demokratik ju mund të kuptoni duke lexuar kushtetutën e tyre se në një formë apo tjetër gjendet thënia, sipas së cilës populli është bartësi i fundit i gjithë sovranitetit të shtetit demokratik e juridik. Nga kjo, pushteti është i legjitimuar në mënyrë demokratike vetëm në rast se ai ka dalë nga vullneti i lirë dhe me miratimin e popullit të atij shteti. Në këtë kontekst nëse qeverisja e popullit përmes popullit në disa vende është e mundur ajo në disa ende edhe në kohën tonë mbetet e pamundur për shkak të problemeve që bartë vendi në të cilën demokracia të zë shtratin e saj për t'u mbjellë dhe rritur sipas elementeve të saj thelbësore, tradicionale dhe bashkëkohore.

Në këtë kontekst ne duhet cekim atë se sot në shekullin XXI në politikën moderne flitet shpesh për vullnetin e popullit, pa qenë e qartë se ç'nënkuptohet saktësisht me këtë nocion. Filozofi i madhe francezë i politikës Zhan Zhak Rusoi besonte se kishte arritur të ndërtonte vullnetin e përbashkët të popullit; sipas tij, ai duhet të jetë identik me të mirën e përgjithshme. Pas rrahjes së mendimit tonë të peshuar mbi karakterin e shoqërisë pluraliste e demokratike është i nevojshëm një sistem i tillë qeveritar, i cili nuk i shtyp, por i respekton pakicat dhe përfill njëkohësisht vullnetin e shumicës, sepse ai i afrohet më tepër idesë të së drejtës për vetëvendosje, duke respektuar domosdoshmërinë e bashkëjetesës.

Megjithatë, parimisht parimi i sovranitetit të popullit mund të konkretizohet vetëm nëpërmjet parimit të shumicës, si bazë e veprimit politik. Për këtë arsye, demokracia moderne nuk është vetëqeverisje e popullit. Ajo sot mund të realizohet si qeveri e përfaqësuesve të popullit, të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme, të lira, të barabarta dhe të fshehta, të cilët mund të detyrohen prej tij, të marrin detyrat qeveritare dhe ta udhëheqin vendin sipas vullnetit të shumicës përkatëse të forcave politiko-shoqërore të një kombi apo populli.

Një demokracie liridashëse, e cila pohon bashkëvendosjen e shoqërisë në procesin e formimit të vullnetit politik, i duhet përpunimi juridik. Demokracia dhe shteti juridik përbëjnë një njësi të pandashme. Nën nocionin "shtet juridik" duhet nënkuptuar të gjitha parimet dhe mënyrat procedurale, të cilat garantojnë lirinë e individit dhe mundësojnë pjesëmarrjen e tij në jetën politike.

Duke mos shkuar me tutje rreth çështjes së elementeve dhe historikut të vendosjes dhe përbërjes së demokracisë ne do hedhim një vështrim më shumë rreth asaj se a mund që disa nga vendet e gadishullit ballkanik ta përqafojnë demokracinë duke ditur të kaluarën e sistemeve të vjetra që kanë pasur brenda vetes së tyre.

Në lidhje me proceset e zhvillimit dhe frytënimit të demokracisë brenda sistemit politiko-shtetëror të disa nga vendet e dala nga regjimet komuniste në gadishullin ballkanik, do trajtojmë duke lidhur këtë me kuptimin dhe mënyrën se si e kishte analizuar dhe parë idenë e demokracisë dhe mbi cilat baza ishte ndërtuar ajo filozofi i njohur i politikës Aleks de Tokvil te vepra e tij Mbi demokracinë në Amerikë.

Kriterin e par t trajtimit t ides s madhe të demokracisë s kohs s re e ka vendosur n shek. XIX Aleks de Tokvil, ai me veprën e tij mbi demokracin n Amerik ka bërë m tepr se nj analiz duke i pasqyruar bots jodemokratike apo asaj në fillimet e saj një epok të re dhe një ide që më vonë do bëhej shpërthyese në Evropën e re dhe të bashkuar. Gjatë shek. XIX, disa nga europianët ishin magjepsur nga kjo ide e madhe e kohës, ndërsa disa të tjerë ideja e demokracisë i kishte brë tepër skeptikë sidomos disa nga europiant konservativë.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në SHBA në vitin 1831 Aleksis de Tokvil kishte par n Amerik nj figur t re t demokracis s pastr, figur kjo, e cila n periudhn n vazhdim, sipas tij, do t prhapej edhe n shtetet e Evrops perëndimore ky ishte mendimi i tij që më vonë do rrënjoset thellë në vetëdijen dhe kombet dhe popujt e Europës së re dhe më gjerë. Ndërsa në lidhje me revolucionin e madh demokratik dhe zhvillimin e tij të plotë de Tokvil nënvizon:

"Madje unë nuk kam pretenduar të gjykoj nëse revolucioni shoqëror, përparimi i të cilit më duket i pashmangshëm, ishte i dobishëm apo vdekjeprurës për njerëzimin;unë kam pranuar atë si një fakt të kryer, apo që është duke u kryer, dhe, midis popujve ku ai ka ndodhur, kam zgjedhur atë popull tek i cili ky revolucion arriti zhvillimin e tij më të plotë dhe më të qetë; këtë e bëra në mënyrë që, së andejmi, të shquaja qartë rrjedhojat e tij të natyrshme dhe të dalloja, nëse ishte e mundur, mjetet për ta bërë atë të dobishme për njerëzit.

Në lidhje me këtë duhet cekur se shkrimtari i madh politik francez Aleksis de Tokvil nuk kishte si qëllim ta përshkronte natyrn e demokracis, por qëllimi i tij ishte që premisat antropologjike të saj dhe mënyra se si funksionon ajo në praktik duke ndier atë çdo qytetarë dhe komb, me një fjalë ai deshi që të tregonte se është pikërisht ky sistem që i mundëson çdo kombi dhe individi që imazhin e tij ta bjë vetë duke u mbështetur thellë në pasionin e liris dhe krkimit njkohsisht të njohjes së këtij identiteti apo imazhi të ri antropologjik prmes barazis me t tjert.

Normat, t cilat n antikitet prshkruheshin si "mores", sipas De Tokvil janë ato që e prbjn frymn e demokracis, frymë kjo që mund të jetë po aq e mir apo e keqe, sa edhe normat e qytetarve n raport me parimet demokratike. Aty ku çdonjri do t ndihet njlloj i lir, e n kt liri edhe i veçant dhe i barabartë, sipas Aleksis de Tokvil, nj mekanizm i veçant pushton individin dhe çdo popull t demokratizuar. Siç e dimë, nga përvoja historike e kombeve dhe individëve në veçanti se pasioni për liri dhe barazi është një ndër pasionet më të mëdha dhe më të fuqishme kështu që nga kjo sidomos në kohërat demokracisë këto elemente thelbësore të demokracisë ndihen në shfaqjen e tyre në mënyrë energjike nga vetë vullneti dhe institucionet kombëtare dhe shtetërore-politike që kanë këtë sistem brenda tyre.

Sipas De Tokvil "kohë pas kohe liria politike i jep një numri të caktuar qytetarësh, kënaqësitë më sublime, kurse barazia i jep çdo ditë, çdo njeriu, një shumicë kënaqësish të vogla. Bukuritë e barazisë shihen në çdo çast e mund të preken nga të gjithë; Zemrat më fisnike nuk janë të pandjeshme ndaj tyre, shpirtrave më vulgarë, nuk u mungon dëshira për t'i shijuar. Pra pasioni që lind nga barazia duhet të jetë njëherazi energjik dhe i përgjithshëm. Sido që të jetë në duhet thënë se për të gjithë ata që dëshirojnë ta shikojnë fytyrën e demokracisë së vërtetë atë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›