E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokrate ne Kongresin amerikan vazhdojne negociatat mbi buxhetin federal

Demokratet dhe republikanet ne Kongresin amerikan vazhdojne negociatat mbi buxhetin federal nderkohe qe afrohet afati per mbylljen e mundshme te qeverise nese nuk arrihet nje marreveshje.

Presidenti Barak Obama bisedoi ne telefon sot me kreun e dhomes se perfaqesuesve Xhon Bejner dhe kreun e shumices ne senat Heri Rid. Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Xhei Karni tha se presidenti mund te kerkoje takim me udheheqesit e kongresit sot ose neser.

Fondet e tanishme per qeverine federale skadojne te premten. Qeveria amerikane ka vazhduar funksionimin me disa masa financimi qe nga fillimi i vitit fiskal 2011 me 1 tetor.

Shtepia e Bardhe tha se zoti Obama nuk ka ne plan te ndryshoje itinerarin e tij. Presidenti do te shkoje ne Pensilvani dhe Nju Jork dhe do te kthehet ne Shtepine e Bardhe sonte ne mbremje.

Nje zyrtar i larte i administrates u tha gazetareve se nese nuk arrihet nje marreveshje per buxhetin sherbimet e agjencive qe nuk konsiderohen qenesore do te mbyllen pas te premtes.

Presidenti u tha gazetareve sot se pas takimit me zotin Bejner dhe zotin Rid do te ishte e pafalshme nese rapublikanet dhe demokratet nuk arrijne kompromis mbi kerkesat e tyre buxhetore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›