Kosove Arrihet marreveshja per presidentin shmangen zgjedhjet e jashtezakonshme

Udheheqesit e tri partive politike ne Kosove Partise Demokratike Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe Aleances Kosova e re arriten nje marreveshje per tejkalimin e ngercit politik dhe shmangien e zgjedhjeve te jashtezakonshme. Pas disa dite bisedimesh me ndermjetesimin e ambasadorit amerikan Christopher Dell kryetari i PDK-se Hashim Thaci ai LDK-se Isa Mustafa dhe kryetari i AKR-se Behgjet Pacolli thane se kane arritur nje marreveshje qe i jep fundit krizes politike te krijuar pas vendimit te Gjykates Kushtetuese e cila e shpalli jo kushtetuese zgjedhjen e presidentit te Kosoves.
Ne tekstin e marreveshjes te paraqitur nga kryeministri Hashim Thaci thuhet se udheheqesit e AKR-se LDK-se dhe PDK-se nominojne Atifete Jahjagen si kandidate per presidente te Republikes se Kosoves dhe shprehim perkrahjen e plote te partive tona respektive per kandidaturen e saj. Jemi te perkushtuar ta veme interesin e vendit mbi ate tonin. Kandidatja e emeruar nga tre udheheqesit politik eshte zyrtare e larte e Policise se Kosoves.
Ne tekstin e marreveshjes thuhet se te tre udheheqesit pajtohen qe menjehere te formojne nje komision per reformen e zgjedhjeve presidenciale qe do te hartoje amandamentet e nevojshme kushtetuese dhe cfaredo legjislacioni te nderlidhur te nevojshem per te amandamentuar Kushtetuten e Republikes se Kosoves ne menyre qe presidenti te zgjidhet ne menyre te drejtperdrejte nga populli. Komisioni do te synoje te perfundoje punen e vete brenda 6 deri 9 muaj nga data e themelimit te tij. Nje anetar i Kuvendit i identifikuar nga koalicioni qeverises do te udheheq komisionin e themeluar per kete qellim thuhet ne tekstin e marreveshjes. Ata jane pajtuar qe zgjedhjet e para te drejtperdrejta presidenciale ne Republiken e Kosoves te mbahen jo me vone se gjashte muaj nga data ne te cilen ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative hyjne ne fuqi.
Po ashtu ata jane pajtuar qe menjehere te formohet nje komision per reformen e Ligjit per zgjedhjet e pergjithshme i cili mes dispozitave tjera do te perkrah krijimin e me shume qarqeve zgjedhore ne Kosove dhe do te hartoje ndryshimet e nevojshme legjislative dhe kushtetuese per te arritur kete qellim. Komisioni do te synoje te perfundoje punen e vete brenda 8 deri ne 12 muaj nga data e themelimit te tij. Nje anetar i Kuvendit i identifikuar nga partite opozitare do te udheheq komisionin e themeluar per kete qellim. Ligji i reformuar per zgjedhjet e pergjithshme do te perfshije nje dispozite qe thote se zgjedhjet para te pergjithshme sipas ligjit te amandamentuar do te mbahen jo me vone se 18 muaj nga data ne te cilen ligji i reformuar per zgjedhjet e pergjithshme me amandamentet e nderlidhura kushtetuese hyn ne fuqi thuhet ne marreveshjen e cila u mbeshtet nga ambasadori amerikan Christopher Dell.
Zoti Dell tha se udheheqesit u treguan te gatshem ti vendosin interesat e shtetit para interesave te tyre. Fakti qe une jam me ta tregon se ata mund te punojne per te miren e ketij vendi. Ai vleresoi larte edhe vendimin e zotit Pacolli per tu terhequr nga kandidatura e tij per postin e presidentit prej nga u largua pas vendimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves. Vete zoti Pacolli tha nderkaq se koalicioni qeverises do te vazhdoje nderkaq me qellim te tejkalimit te kesaj krize politike dhe institucionale une jam terhequr nga rikandidimi im per postin e Presidentit te Republikes.
Pas marreveshjes se pritet qe Parlamenti i Kosoves te mblidhet per te zgjedhur presidentin ndersa perballe kandidates se propozuar me kete marreveshje duhet te vihet edhe nje kandidat tjeter.