Demokratët: Albpetrol nuk është ndonjë pasuri e madhe
Demokratët janë përpjekur që ta ulin ndjeshëm vlerën e privatizimit të Alpetrol. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, deputeti Edmond Spaho, ka thënë gjatë seancës së sotme në Kuvend, se Albpetrol nuk është ndonjë pasuri kaq e madhe, saqë sapo ta nxjerrësh në treg, të mund t’i gjesh një blerës potencial. “Kemi eksperienca që nuk kanë arritur të privatizohen pasi i ka rënë vlera e ndërmarrjes. Prandaj duhet që ndërmarrjen ta nxjerrim në vlera reale, ka thënë Spaho.
Por, deputetët socialistë kundështojnë fort privatizimin e kompanisë së vetme të nxjerrjes së naftës në vend, pasi sipas tyre po bëhet në mungesë të plotë të transparencës.
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka thënë se Sali Berisha ka marrë vendim që privatizuesit të Albpetrol ti falen 50 milionë euro në vit.
Braçe ka lëshuar akuza të forta duke thënë se, tre deputetë të Sali Berishës sapo depozituan në Kuvend kalimin e të drejtave te privatizuesi i Albpetrol përmes një liste fantazëm “C”! Në ligj e marreveshje Albpetrol nuk ka listë “C” të vendburimeve! Por, ajo që fshihet janë vendburimet e naftës në det! Për detin u shit kufiri! Për naftën u shit deti! Tani për herë të dytë!”