Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin e Naum Dishos: Të arrestohet
Share
Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë në fuqi gjatë ditës së sotme dënimin për kreun e OMONIA-s, Naum Disho, që është dënuar me një vit burg nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë. Gjykata ka kërkuar arrestimin e Dishos dhe vuajtjen e dënimit nga ana e këtij të fundit.
Avokati mbrojtës i Dishos ka deklaruar se do të ankimojë vendimin në Gjykatën e Lartë. Disho akuzohet për dhunim të varreve të vjetra të Boboshticës dhe ndërtim pa leje të një plateje, shkallëve dhe një rruge betoni mbi këto varre.
Pas vendimit të gjykatës, Disho u largua nga Shqipëria. Sipas mediave greke, ai fshihet në Greqi.