E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokristianet: Beja kandidat në qytetin e Fierit

Nard Ndoka, kreu i kësaj partie, kërkoi që me zgjedhjet e ardhshme elektorati duhet t'i "japë fund modeleve të dështuara qeverisëse, të cilat përdoren për pushtete personale të liderëve 

FIER-Demokristianët hapën fushatën e tyre elektorale në Fier, duke prezantuar si kandidat për këtë qytet nënkryetarin e PDK-së, Vladimir Beja. Me këtë rast, Nard Ndoka, kreu i kësaj partie, kërkoi që me zgjedhjet e ardhshme elektorati duhet t'i "japë fund modeleve të dështuara qeverisëse, të cilat përdoren për pushtete personale të liderëve dhe rretheve të ngushta të familjarëve të tyre". Sipas Ndokës, "Poli i Lirisë" duhet të krijojë institucione të forta politike, sidomos një parlament të fortë që garanton qeverisjen, që merr dhe mban përgjegjësi.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›