E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, sekuestrohen 8 kg heroinë. Në pranga 3 persona

Droga kishte destinacion Greqinë dhe vinte nga Maqedonia. Në pranga kanë përfunduar tre persona, anëtarë të të njëjtës familje. Atyre u janë sekuestuar edhe pajisje për presim dhe përzjerje e lëndës narkotike. 

LIBRAZHD- Operacioni i koduar “Oktapodi” ka cuar në pranga tre anëtarë të në familje. Enver Gjura 66 vjec lindur dhe banues në Librazhd, i biri i tij, Ermal Gjura 22 vjec dhe nipi Oltion Gjura 22 vjec janë arrestuar, pasi iu sekuestruan 8 kilogram lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë. Gjithashtu, atyre iu sekuestruan pajisje për presim dhe përzjerje e lëndës narkotike. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i policisë , Klodian Branko.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se për rreth 2 muaj nga drejtoria kundër krimit të organizuar dhe Prokurorisë për Krime të Rënda është hetuar aktiviteti i këtyre shtetsave dhe lënda narkotike kishte si destinmacion Greqinë.
Ndaj këtyre shtetsave rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme.
Policia bën të ditur se ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë të cilët dyshohen si të implikuar në rrjetin e trafikut. Sipas informacioneve policore, operacioni vazhdon ende. Nuk është hera e parë që në këtë zonë të kape sasi droge, e cila vjen nga Maqedonia me destinacion Greqinë.

(e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›