E Diel, 1 Nëntor 2026

Frika nga kriza, zbrazen depozitat bankare, 3% më pak

Vetem gjatë muajit tetor të vitit të kaluar është konstatuar një tërheqje e fuqishme e parave. Klientët e bankave janë të ndikuar dukshëm nga informacionet negative lidhur me krizën financiare globale 

TIRANE-Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ndonëse ka kaluar "vala e parë" e panikut, e verifikuar në fund të vitit të kaluar, kur shumë shqiptarë tërhoqën nga bankat një sasi të konsiderueshme depozitash, në fund të muajit mars totali i depozitave të sistemit bankar ishte 604 miliardë lekë, me një rënie prej 2.6 përqindësh krahasuar me fundin e vitit 2008. Ky total, rezulton në rënie që nga muaji shtator i vitit të kaluar. Ndonëse është ende herët të pritet një reagim për rritjen e garancisë së depozitave, që u vendos në 2.5 milionë lekë të reja, nga 700 mijë lekë, që ishte më parë, duket se klientët e bankave janë të ndikuar dukshëm nga informacionet negative lidhur me krizën financiare globale. Në fakt, shumë prej tyre tërhoqën paratë në mënyrë masive, në masën rreth 240 milionë euro, vjet, në muajt tetor e nëntor, kur u përhapën njoftimet e para se kriza globale kishte filluar pikërisht në sektorin bankar. Vetëm gjatë muajit tetor të vitit të kaluar është konstatuar një tërheqje e fuqishme e parave, që shqiptarët kanë depozituar në bankat e nivelit të dytë në vend.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›