E Diel, 1 Nëntor 2026

Demolli: Jemi të interesuar ta zhbllokojmë reformën zgjedhore

Zhbllokimi i reformës zgjedhore varët drejtpërdrejt nga liderët e partive politike, respektivisht nga vullneti i tyre për ti përafruar qëndrimet për sa i përket: pragut zgjedhor, listave dhe zonave zgjedhore. Kështu mendon, Haki Demolli, kryetar i komisionit për ndryshimin e ligjeve të zgjedhjeve.

Ai ka thëne për gazetën Epoka e re, se lideri i tyre, Isa Mustafa është i interesuar që të zhbllokohet reforma zgjedhore. Ai shpreson që do të arrihet një marrëveshje mes liderëve.

“Shpresojë se do të këtë një marrëveshje në mes përfaqësuesve të partive politike. Mendojë se ka gatishmëri nga liderët për zhbllokimin e reformës. Jemi shumë të interesuar që të ndodhë një gjë e tillë” ka thënë Demolli.

Demolli mendon se nuk ka nevojë për presione ndërkombëtare për dalje nga kjo situatë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›