E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina: Hiqeni emërtimin Çamëri

Problemi i toponimeve në pasaportat e fëmijëve shqiptarë, që kanë lindur në shtetin grek, ka vënë në lëvizje Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Greqia i ka kërkuar Shqipërisë, nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë, të heqë nga pasaporta ‘vendlindja Çamëri’ për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë lindur në qytetet dhe fshatrat çame që ndodhen në Greqi, raporton shekulli.

Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, ka thirrur në zyrën e tij Ambasadorin grek në Tiranë, Leonidas C. Rokanas, ku i ka kërkuar që shteti helen të mos kthejë më shqiptarët nëpër dogana dhe të gjendet një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët, sa i përket referencave në gjuhën shqipe që bëhen në pasaportën biometrike.

Burime brenda Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe Ambasadës greke në Tiranë, bëjnë me dije se, ambasadori grek Leonidas C. Rokanas, i ka kërkuar ministrit Panariti që shteti shqiptar të vendosë në gjuhën angleze referencën e vendlindjes që shkruhet në shqip dhe të shënohet vendi i banimit sipas hartës toponimike ndërkombëtare, ku emrat e qyteteve dhe fshatrave grek të citohen sipas hartës botërore të toponomive dhe jo sipas emërtimeve të tyre në shqip./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›