Demolohet Shtëpia e Alfabetit në Manastir

Persona të panjohur kanë demoluar Shtëpinë e Alfabetit shqiptar në Manastir. Sulmi ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 4.
Shtëpia ka pësuar dëme të mëdha materiale, transmeton Alsat M.
Policia ka qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit. /Indeksonline/