E Diel, 1 Nëntor 2026

Dukagjin Gorani ikën nga Thaçi

Dukagjin Gorani është larguar nga posti i këshilltarit të Kryeministrit të Kosovës. Vendimin e tij, për t'ua larguar nga kjo pozitë që e ka mbajtur që nga viti 2007, Gorani ia ka bërë të ditur Shefit të Qeverisë Hashim Thaçit

" I nderuar Kryeministër, Me këtë shkresë ju informoj për vendimin tim që të jap dorëheqje nga funksioni i këshilltarit politik në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Arsyet e dorëheqjes janë private dhe personale" ka thënë ai.

Në shkresën e tij, Gorani ka thënë se dorëheqja është e parevokueshme derisa ka kërkuar mirëkuptim nga Thaçi, transmeton Express.

"Dorëheqjen e konsideroj të parevokueshme, duke hyrë në fuqi pas informimit dhe miratimit tuaj. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj" ka shkruar Gorani. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›