Demonstrata e 2 Prillit dhe aspirata e NATO-s
Samiti i Bukureshtit si kurorëzim i aspiratës për anëtarësim të Shqipërisë në NATO dhe si prelud i integrimit euroatlantik në jetësim të sloganit emblematik të Lëvizjes së Dhjetorit ’90-ë, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, në raport me ëndrrën demokratike të shqiptarëve, nuk janë dhe nuk mund të jenë një përkim rastësor.
Të bindur se demokracia si sistem, sidomos pas një diktature të gjatë dhe të egër, ishte dhe mbetet një zgjidhje ideale politike pavarësisht zhgënjimeve të rritjes, shqiptarët inteligjentë dhe me sens e vokacion perëndimor të spikatur, kurrsesi nuk mund ta ndanin ëndrrën perëndimore të integrimit europan, nga siguria për ardhmërinë, për jetët e tyre e të fëmijëve, për demokracinë.
Ata ishin të bindur se diktatura, përveç mjerimit, mungesës së lirive civile, tiranisë dhe dështimit të gjithanshëm, ishte po kaq e dështuar edhe në sigurinë e jetës dhe të vendit të tyre, në rast të një konflikti ushtarak rajonal.
Do të mjaftonin vetëm tmerri i regjimit komunist pas kërkesës së Titos në vitet 1947 dhe 1948 për dislokimin e dy divizioneve jugosllave në Korçë; ndoca provokacione ushtarake në kufirin jugor në vitin 1949; paniku që kaploi regjimin e Tiranës pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë dhe dalja pasuese nga pakti ushtarak komunist i Traktatit të Varshëvës, për të kuptuar se ky vend rrezikohej seriozisht në rast të një konflikti ndërballkanik.
Madje edhe konfliktet ndëretnike në Jugosllavi dhe kërcënimi i Millosheviçit se “mund ta pushtojë Shqipërinë edhe me shoqatën e gjuetarëve të Beogradit...”, apo destabilizimi dhe praglufta civile e vitit 1997, për të rrokur përmasat e brishtësisë e të pasigurisë së shqiptarëve në Shqipërinë administrative.
Rrethuar me vende fqinje tepër të fuqishme ushtarakisht dhe në kushtet e një pasigurie të theksuar, por sidomos në rrethanat e një avashllëku të spikatur të lëvizjes së burokracisë së kancelarive të kontinentit për zgjidhjen e krizave në Ballkan dhe me gjerë, (gjë që u provua fuqishëm në konfliktin që shoqëroi shpërbërjen e ish Jugosllavisë), Shqipëria gjithmonë është ndjerë e kërcënuar, (sikundër edhe ndodhi), nga një transferim i mundshëm, prej Beogradit zyrtar, të konfliktit ushtarak në drejtim të Kosovës shqiptare dhe trevave të tjera shqiptare në ish Jugosllavi, sa kohë që për shumë arsye, reagimi i shqiptarëve do të ishte logjik dhe i pakontrollueshëm nga strukturat shtetërore teksa bëhej fjalë për rreziqe ekzistenciale.
Në këtë kuptim, reagimi i ashpër i shqiptarëve kundër diktaturës (që përfaqësonte një rrezik të jashtëm dhe të brendshëm për jetët e shqiptarëve pas zgjedhjeve të manipuluara të 31 Marsit 1991), kur komunizmi ramizist edhe formacionet ushtarake të indoktrinuara i përdori kundër popullit të vet për të ruajtur me çdo kusht regjimin dhe privilegjet e kastës moniste, nuk mund të gjente spunto dhe shtrat më të sigurt sesa në Shkodër, në këtë metropol të qytetërimit shqiptar me përmasa kohore antike dhe me vokacion të spikatur prerëndimor e antikomunist.
Por sikundër pritej, edhe në vijim të skemës së lëshimit në adresë të fqinjëve të mesazheve të “sigurisë brenda kufijve shtetërorë”, diktatura bash në Shkodër reagoi në atë 2 Prill 1991 me të gjithë forcën represive të aparatit shtetëror tejet të militarizuar, teksa angazhoi për shtypjen e revoltës paqësore repartet speciale të armatosura deri edhe me tanke kundër një populli të paarmatosur.
Dhe këtë veprim diktatura ende e parrëzuar, (e që veçse kishte lejuar formalisht pluralizmin politik, por që nuk kishte ndërmend të ndante pushtetin me opozitën demokratike), e bazonte në një ligj tejet represiv me anë të të cilit i jepte vetes tagrin të përdorte armët kundër popullit, nëpërmjet “goditjes për neutralizimin e organizatorëve të turmave”. Tagër ky që u mishërua në goditjen e njimendtë me armë kundër një grumbullimi paqësor prej 100 mijë vetësh, prej nga gjetën vdekjen 4 Heronjtë e Demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, si dhe u plagosën afro 86 qytetarë të tjerë.
Sot tingëllojnë qesharake “kontributet e mëdha të opozitës” për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, sidomos kur ndërmend kontributin e veçantë të njërit nga eksponentët më të spikatur politikë të saj, ish ministrit të Brendshëm të komunizmit ende të pangordhur të Ramiz Alisë, shokut të djeshëm e të sotëm Gramoz Ruçi, për “sigurimin e rendit publik” në Shkodër, më 2 Prill 1991.
Prandaj marrja e ftesës së Bukureshtit për anëtarësimin në NATO është dhe mbetet një përkim simbolik, teksa mendon se për herë të parë në historinë e tyre shqiptarët garantojnë jo vetëm Sigurinë për jetën nëpërmjet aderimit në strukturën e Sigurisë më të fuqishme në planet, por njëkohësisht ato kanë garantuar edhe sigurinë mbarëkombëtare në rajonin e Ballkanit, krahas sigurisë së jetës në një hapësirë demokratike ku asnjë regjim antipopullor nuk mundet të nëpërkëmbë dhe të kërcënojë më jetën e tyre.
Prandaj mendoj se ky përkim i 2 Prillit të lëvizjes antikomuniste shkodrane pro Demokracisë, me 2 Prillin e marrjes së ftesës për në Samitin e Bukureshtit drejt NATO-s, janë përkime plot vlera unukale, jetike dhe me domethënie simbolike të gjithëhershme për shqiptarët dhe ardhmërinë e tyre.
Nga Astrit KOLA