Demonstrata e PS ska fjalime
Kesaj radhe opozita i ka dhene protestes karakter te forte politik duke e quajtur demonstrate ku do te kerkohet doreheqja e qeverise dhe organizimi i zgjedhjeve te parakohshme. Partite politike opozitare kryesisht Partia Socialiste e kane konceptuar demonstraten e sotme si shprehje te kerkeses popullore per tu shprehur kunder qeverise dhe korrupsionit qeveritar ku opozita do te jete pjese e turmes demonstruese
dhe jo kryesuese e saj. Per kete opozita ndryshe nga heret e tjera nuk do te organizoje fjalime para Kryeministrise por do te jete bashke me qytetaret duke protestuar kunder qeverise. Skenari se si do te veproje Partia Socialiste ne shesh eshte diskutuar deri ne oret e vona te mbremjes duke modifikuar dhe disa elemente te saj pas deklarates se Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane permes se ciles denohej cdo perpjekje per te toleruar elemente dhune gjate demonstrates popullore. Socialistet kane marre masa te forta qe thirrjet kunder korrupsionit qeveritar te mos marrin permasa konfrontuese me forcat e rendit. Pritshmeria e opozites eshte e madhe nga demonstratat e sotme ku pritet te thyhet rekord per pjesemarrjen e madhe te protestuesve. Korrupsioni qeveritar eshte kryefjala e kesaj demonstrate e cila merr permasa dhe me te medha pas shfaqjes se kasetes se pergjimit te Dritan Priftit me kreun e LSI-se Ilir Meta. Deputetet kane punuar ne zonat e tyre per te sqaruar qytetaret per gabimet e qeverise shkallen e larte te korrupsionit dhe bllokimin e transparences nga ana e maxhorances. do deputet do te kete nje numer te caktuar mbeshtetesish qe duhet te vijne nga zonat e tyre ndersa nje pune te madhe kane dhe te zgjedhurit vendore te PS-se kryetaret e bashkive dhe komunave ku ata drejtojne.
Levizja
Sipas nje skeme socialistet kane programuar qe grumbullimi i demonstruesve te behet ne disa qendra te rendesishme te Tiranes ne oren 1330 te cilet me pas do te nisen e te levizin drejt sheshit Skenderbej dhe sheshit Nene Tereza. Do te zhvillohet ne kete menyre nje marshim gjigand i turmes protestuese nga rruget kryesore te Tiranes. Nga stacioni i Trenit te ardhurit nga veriu i vendit do te levizin pergjate bulevardit Zogu i Pare per tu bashkuar ne sheshin Skenderbej me te ardhurit nga qytetet jugore te vendit dhe Durresi permes rruges se Kavajes dhe rruges se Durresit per tu bere nje trup ne sheshin Skenderbej. Ndersa mbeshtetesit qe do te mberrijne ne Tirane nga zonat verilindore dhe Elbasani do te grumbullohen tek Filologjiku per te marshuar me pas permes rruges se Elbasanit para Ambasades Amerikane e per tu bashkuar me qytetaret e tjere te Tiranes ne sheshin Nene Tereza. Gjate kesaj levizje demonstruesit do te tentojne te terheqin rreth vetes dhe qytetare te Tiranes te paorganizuar ne parti politike. Ne oren 1400 nga te dy sheshet kryesore turma do te levize per tu bashkuar para godines se Kryeministrise. Mesohet se nuk do te kete fjalime te lidereve politike te opozites por vetem thirrje kunder korrupsionit qeveritar dhe per doreheqje. Burime prane PS pohuan dje se ka nje opsion qe nese pjesemarrja e qytetareve do te jete shume e madhe do te qendrohet para Kryeministrise gjate gjithe nates pa percaktuar se cfare kerkohet te arrihet permes ketij veprimi. Leja per kete tubim eshte 24 oreshe.
Itinerari i demonstrates
Stacioni i Trenit permes Bulevardit Zogu i pare
Zogu i Zi permes Rruges se Durresit
21 dhjetori permes Rruges se Kavajes
Pallati me shigjeta permes Unazes
Filologjiku permes Rruges se Elbasanit
Grumbullimet do te behen ne sheshin Skenderbej dhe Nene Tereza
Ne oren 1400 marshohet drejt Kryeministrise
ARISTIR LUMEZI