Fullani Bankat te ulin komisionet
Banka e Shqiperise ne baze te disa analizave te saj te kryera ne treg gjykon se ka hapesira per tarifa me favorizuese per qytetaret. Guvernatori Ardian Fullani tha dje nga Shkodra se kosto e disa produkteve dhe sherbimeve bankare duke perfshire pagesat dhe transfertat kartat e debitit dhe te kreditit si edhe disa forma te tjera te kreditimit mund te jene me te uleta dhe per kete duhet me shume transparence. Kemi vendosur tashme ne zbatim kerkesat per ndertimin e metodologjive te caktuara per percaktimin e kostos efektive te kredise dhe percaktimin e sakte te detyrimeve kontraktuale ne marredhenien me klientet. Bankave u kerkohet te ofrojne te gjithe informacionin dhe shpjegimet e nevojshme per klientet e interesuar tha Fullani. E njejta transparence sipas tij do te kerkohet qe te ofrohet edhe per percaktimin e kostos se sherbimeve bankare kryesisht per pagesat dhe transfertat e ndryshme. Ne kohen kur te gjitha bankat te kene qartesuar edhe panoramen e kushteve qe ofrojne BSH gjykon se do te jete e thjeshte qe qytetaret te zgjedhin alternativen me te mire. Lidhur me kete te fundit guvernatori tha se klientet duhet te jene shume te vemendshem per te njohur kushtet e bankave per produktet dhe sherbimet qe u ofrohen. Banka e Shqiperise nga ana e saj gjithashtu do te ofroje stimul konkret. Banka e Shqiperise synon te ofroje nje stimul konkret ne kete proces per bankat tregtare duke ulur me tej kostot me te cilat ato perballen per perdorimin e sistemeve te pagesave AIPS dhe AECH gjate transaksioneve ne leke per llogari te tyre apo te klienteve te tyre tha Fullani. Lidhur me kredite e keqija ai u shpreh se bankat duhet qe ti ndjekin me me kujdes ato kurse gjykatat duhet te shpejtojne vendimet per ekzekutimin e koleteralit dhe titujve te pronesise pasi kjo ndikon ne uljen e kostove qe ka sot sistemi bankar. Guvernatori i beri te gjitha keto deklarata gjate nje vizite ne qytetin e Shkodres ku u takua me perfaqesues te pushtetit lokal te sistemit bankar te komunitetit te biznesit dhe akademike nga Universiteti Luigj Gurakuqi.