Karburantet arsyet e rritjes se cmimit
mimet e karburanteve ne vend duket se jane stakuar tek niveli mbi 160 leke per liter dhe tashme u be me shume se nje muaj qe nga fillimi i rritjes. Edhe pse ne te vertete cmimi i naftes ne burse ka pesuar rritje alibia e kesaj te fundit duket se eshte duke u perdorur ku me lehte e ku me rende duke ia lene peshen xhepit te atyre qe kane ne pronesi nje automjet. Neper pika te ndryshme karburantesh ne vend ve re cmime te ndryshme here 160 leke per liter here 161 por edhe ekstremin 167 leke per liter nderkohe qe ndryshimi i cmimeve ka pesuar regjim perditesimi pasi cdo dite gjen cmime te reja. Ne keto kushte duket se nafta e meriton vertet percaktimin ari i zi. Argumenti i zakonshem ne te tilla raste kur cmimet shkojne ne stratosfere eshte rritja e cmimit ne burse por edhe levizjet ne kursin e dollarit. Rrjedhimisht ne vendin tone nje pjese e mire e karburantit importohet duke u prekur keshtu nga luhatjet e burses dhe dollarit por alternativat e cmimeve qe gjen neper karburante lene vend te dyshosh se dikush edhe mund te abuzoje dhe ta shfrytezoje kete rast per ca fitime me shume. Ajo qe ne fakt nuk eshte inkurajuese per importuesit dhe qytetaret bashke jane parashikimet e eksperteve te huaj per vijimin e situates se burses se shitjes se karburanteve. Alternativa te frikshme jane hedhur nga ekspertet per nivelet e cmimit te karburanteve gjate ketij viti duke i perkufizuar ato ne rrethin e 100 dollareve per fuci. Me e pasigurt akoma shfaqet qendrueshmeria e burses e cila vetem pergjate dy muajve te fundit ka ofruar nivelet ekstreme te rritjes dhe uljes se cmimit te naftes. Dje nje fuci nafte u shit me 90.7 dollare me ulet sesa dy dite me pare kur niveli ishte 93 dollare pas paralajmerimit te OPEC per rritje te kerkeses pergjate vitit.
mimet e karburanteve
Nafta 160-166 leke/liter
Benzina 161-167 leke/liter
Fucia ne burse
Dje 90.7 USD