Demonstrata, policia: Do monitorojmë me kamera të shmangen provokimet
TIRANE-Demonstrata e njoftuar për 21 Janar ka ngritur më këmbë policinë. Policë të Qarkut të Tiranës në bashkëpunim me ata rrugorë kanë marrë të gjithë masat e nevojshme për sigurimin e rendit e të qetësisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të tubimit të parashikuar për t’u zhvilluar në datën 21 Janar.
Në një njoftim për shtyp, Policia e Tiranës ka bërë të ditur se tubimet sipas itinerarit të njoftuar, do të monitorohen me kamera.
“Në kuadër të këtyre masave, bazuar në Ligjin “Për Tubimet”, nga strukturat e policisë do të bëhet monitorimi i plotë dhe i hollësishëm i vendit të zhvillimit të tubimit (rregjistrimi i tubimit), përmes kamerave të vendosura përgjatë gjithë itenerarit të tij”, njofton policia e qarkut, Tiranë.
Policia e Shtetit ndërkohë fton pjesëmarrësit në këtë tubim të respektojnë me korrektësi dispozitat ligjore dhe të shmangin cdo lloj provokimi ndaj forcave policore në rrugë.
“Te respektohen dispozitat ligjore lidhur me Tubimet dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të planizuara me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”.
Pritet që nesër edhe trafiku në Tiranë të rëndohet si pasojë e demonstratës, pasi tubimet do të nisin nga rrugët kryesore dhe demonstruesit më pas do të mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar protestën në bulevard.
(d.b/BalkanWeb)