PD akuza për Ramën: Manipulimi i videos antikushtetues
TIRANË- Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, denoncoi sot faktin që personi i cili transmetoi videon e montuar kundër kryeministrit vazhdon veprimtarinë tij kriminale 30 vjeçare të agjentit të sigurimit të shtetit shqiptar. Përfaqësuesi i PD-së tha se "kryeçimka, në krye të Partisë Socialiste nxjerr nga gjirizet e analeve të sigurimit të shtetit, çakej për të krijuar prova te rreme ndaj Kryeministrit te vendit dhe median e tij si hanxhar krimi, njëlloj si dikur bënte ekspertizen për sigurimin e shtetit".
Edhe deputeti tjetër demokrat Luciano Boci akuzoi sërisht kryesocialistin Rama. Ai tha se, “Duke prerë mbi 30 sekonda videon, bllokmeni çimkë, për të krijuar prova të rreme për Kryeministrin e vendit, ripërsëriti aktet e të atit biologjik, Kristaq Rama, që firmoste ekzekutimin dhe varjen e kundërshtarit të pafajshëm politik edhe pas rënies së Murit të Berlinit”, tha sot Boçi.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PD akuza për Ramën: Manipulimi i videos antikushtetues