E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto dhe Naço betohen para Presidentit

TIRANË- Zv.kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço u betuan sot para Presidentit të Republikës, Bamir Topi gjatë një ceremonie zhvilluar në Presidencë.
Sipas njoftimit zyrtar, pas betimit mbi Kushtetutë të Haxhinasto dhe Naço, Presidenti i Republikës u dorëzoi dy anëtarëve të Këshillit të Ministrave dekretet e emërimit, duke u uruar suksese në këto detyra të rëndësishme.
Pas dorëheqjes së parevokueshme më 14 Janar të ish-zv/kryeministrit dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i LSI-së, kjo e fundit propozoi për dy postet e mbetura vakante, ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe ish-nënkryetarin e Kuvendit, Nasip Naço, të cilat u pranuan nga kryeministri Berisha.
Pas dekretimit të kandidaturave nga Kreu i shtetit më 17 janar, po këtë ditë ato u miratuan në Kuvend.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›