E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstratat, FSHF shtynkampionatin e futbollit

TIRANE- Situata jo e qetë në vend, e krijuar pas demonstratës të ditës së premte, ka bërë që Federata Shqiptare e Futbollit të ndërpresë në mes javën e 17-të të Superligës. Vendimi është marrë ditën e shtunë, pasi ishin luajtur edhe dy takimet e tjera Vllaznia-Besa dhe Bylis-Laçi. Megjithatë, frika te drejtuesit e FSHF-së ekzistonte që ditën e premte dhe kjo lidhej edhe me faktin se policia është e angazhuar me protestat.

Por, më shumë sesa mungesa e forcave të rendit, shtyrja ka ardhur nga frika e rrëmujave në stadiume. “Menduam të qëndrojmë të qetë këto ditë, pasi mund të ketë probleme edhe nëpër stadiume, - sqaroi shefi i Sektorit të Garave në Federatë, Ilir Shulku. – Vendimi u mor jo vetëm për shkak të policisë, e cila na i kishte garantuar ndeshjen, por edhe për mungesën e sigurisë. Për të parë se kur do të rinisë kampionati, do të presim këto ditë zhvillimin e ngjarjeve”, shtoi ai. Kjo është shtyrja e dytë që i bëhet Superligës, pas asaj të dy muajve më parë, që erdhi si rrjedhojë e përmbytjeve në Shkodër.
Ndërkohë, të shtunën janë luajtur dy ndeshje të Kategorisë Superiore. Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Besës në Shkodër, ndërsa Laçi fitoi me të njëjtin rezultat në Ballsh kundër Laçit.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›