Demonstrate e pazakonte ne Uashington kunder ndertimit te naftesjellesit

Ne parkun e vogel perballe Shtepise se Bardhe qendron Greg Kimber dhe rregullon kravaten. 39 vjecari mesues i gjuhes angleze nga Maine mundohet ta kaloje me nje buzeqeshje pasigurine e brendshme Nuk jam arrestuar ndonjehere me pare prandaj jam pak nervoz.
Kundershtaret e planit demonstrojne para Shtepise se Bardhe
Per arrestimin e pare te jetes se tij Greg Kimber ka udhetuar ekstra mijera kilometra nga vendlindja e tij Maine per ne Uashington. Se bashku me rreth 60 te tjere te ardhur nga pjese te ndryshme te Shteteve te Bashkuara ai do te marre pjese ne nje demonstrate i ulur ne toke para Shtepise se Bardhe. Kjo eshte e ndaluar dhe per kete arsye te gjithe pjesemarresit e dine se ata do te arrestohen. Edhe Madeleine Perra nga Wisconsin per here te pare ne 54 vitet e jetes se saj arrestohet me pranga plastike Transformimi i klimes eshte nje ceshtje urgjente. Me mosbindjen time civile une mund te theksoj seriozitetin e ceshtjes.
Frike nga pasojat per natyren dhe klimen
Ashtu si demonstranti tjeter Greg Kimber qe ka veshur kemishe dhe kravate edhe Madeleine Perra eshte e veshur me shume kujdes bluze serioze pantallona te gjera dhe cante dore elegante. Me kete veshje mesuesja e shkolles fillore mund te rrije me mire ne ambientin e nje koncerti klasik se sa ne burg. Kjo veshje kishte nje qellim rrefen 54 vjecarja Ne duam tu tregojme njerezve se ne nuk jemi tipa nga skajet e shoqerise por jemi nga mesi i saj dhe themi. Kjo duhet te marre fund.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Ky eshte tubacioni qe do te ndertohet ne nje distance prej 2.700 km nga Kanadaja deri ne Gjirin e Meksikes. Nje ndotje e madhe e mjedisit mendon Donald Wheeler. Ai eshte 77 vjec dhe profesor universiteti nga New Jersey. Perkrahesit e tubacionit e mbrojne projektin e tyre. Per shkak te cmimeve te larta te naftes ia vlen ky prodhim. Ata gjithashtu permendin si argument vendet e punes qe do te hapen nga ndertimi i tubacionit dhe pavaresine me te madhe te Shteteve te Bashkuara nga importet e naftes nga vendet arabe.
Forme e pazakonte e protestes
Presidenti Barack Obama do te vendose deri ne fund te vitit ne lidhje me ndertimin. Ai mund ta beje kete vetem nuk ka nevoje per miratimin e kongresit. 65 burra dhe gra qe dalin para Shtepise se Bardhe duan te arrijne qe presidenti te votoje kunder tubacionit. Por ata jane te pergatitur edhe per kundershtimin. Policet jane ne pritje te protestuesve. Meqenese protestat direkt para gardhit te Shtepise se Bardhe jane te ndaluara ata i arrestojne kundershtaret e tubacionit njeri pas tjetrit. E gjitha rrjedh ne qetesi. Roberta Payroll nga Connecticut tregon Policet jane te pergatitur. Ata e njohin rutinen. Une isha edhe dje ketu.
53-vjecarja Roberta Payroll eshte nje prej me shume se 250 veteve qe u arrestuan nga policia ditet e fundit dhe pastaj u lane perseri te lire natyrisht vetem pasi kishin paguar nje gjobe prej 100 dollaresh Mendoj se ia ka vlejtur me te vertete ti thuash jo nje projekti shkaterrimtar dhe te kesh mundesisht nje te ardhme me te mire. Dy javet e ardhshme do ta lene veten te arrestohen gati 2000 vete qe nuk kane dyshim ne suksesin e protestes se tyre vetem sepse dikur i kane duart te lidhura.
Autor Anna Engelke/Angjelina Verbica
Redaktoi Lindita Arapi