Naftesjellesi Nord Stream tani lidhje dytesore me Gjermanine

Konsorciumi Nord Stream ka perfunduar te ashtuquajturin bashkimin e arte qe lidh tubacionet 1220 kilometra qe shtrihen nen Detin Baltik ne mes te Gjermanise dhe Rusise me pas drejt landeve te caktuara ne Gjermani. Linja e re e pagezuar me emrin OPAL tani eshte gati te marre gaz. Kjo linje kalon drejt jugut te Greifswald aty ku tubacionet e Nord Stream kalojne ne bregdetin gjerman dhe deri ne Olbernhau prane kufirit me ekine.
Tubacioni tani eshte gati per hapat e ardhshem komplekse. Pra te sjelle lenden e pare brenda dhe te nise funksionimin. Kjo do te thote qe ne do te jemi ne gjendje te aktivizojme linjat e para binjake te Nord Stream ne tremujorin e katert te 2011 ashtu sic eshte planifikuar tha Georg Nowack menaxheri i projektit te Nord Stream per Gjermanine ne nje deklarate per shtyp.
Diversifikimi i strategjise
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Linja e gazsjellesit Gjermani - Rusi ne Lubmin. Linja tjeter e distribucionit te gazit dhe naftes e quajtur NEL kalon nga ana perendimore nga Greifswald deri ne zonen e Achim dhe pritet te perfundoje deri ne fund te ketij viti. Ndertimi i Nord Stream filloi ne prill te vitit 2010. Linja e re e tubacionit me vlere 7.4 miliard euro eshte pjese e nje strategjie te re diversifikimi per te sjelle gaz ne ne Evrope duke shmangur Ukrainen e cila shpeshhere eshte ne konflikt me fqinjen e saj Rusine lidhur me cmimet e gazit dhe tarifat e tranzitit qe behen problem per kalimin.
Bashkimi Evropian importon rreth cerekun e gazit te nevojshem nga Rusia me rreth 80 te sasise qe rrjedh permes Ukraines per te shkuar me pas tek konsumatoret evropiane. Linja e re e tubacioneve pritet te transportoje me shume se 55 miliarde meter kub gaz cdo vit.
Shumica e gazit qe do te livrohet per vendet europiane nepermjet Nord Stream dhe kompania shteterore ruse Gazprom do te kete burimin nga fusha gjigante e pasur me nafte dhe gaz Yuzhno-Russkoye nje nga fushat me te medha ne bote. Tubacioni do te transportoje serish gaz me vone ne sasi shtese nga fushat ne Gadishullin Yamal ne gjirin Ob Taz dhe Shtokman.
Autor Aurel Borici
Redaktoi E. Xhani