E Diel, 1 Nëntor 2026

Demonstruesit përleshen me policinë, plagosen 4 policë

Katër policë janë dërguar për në Spitalin Ushtarak, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në sallën e operacionit. Ndërkaq, demostruesit të cilët janë të bashkuar, kanë qëlluar në drejtim të forcave policore. Situata paraqitet mjaftë e tensionuar.

Ka degjeneruar në dhunë demonstrata popullore në kryeqytet. Demonstruesit janë përleshuar me policinë e cila ndodhet para kryeministrisë.

Një pjesë e turmës është duke tentuar që të kalojë kordonin e policisë dhe të hyjë në oborrin e kryeministrisë. Ata kanë hedhur sende të forta ndaj policëve dhe janë përpjekur të godasin forcat e rendit.

Policia ka ndërhyrë me skafandra. Situata po del jashtë kontrollit. Ndërsa dallohet dukshëm se sulmi rezulton si provokim ndaj forcave policore. Policia ka përdoruar gaz lotsjellës për të larguar turmën e njerëzve të cilët godasin me gurë dhe tulla forcat e policisë.

Ndërkohë i është vënë flaka edhe një makine të policisë si dhe janë qëlluar me gurë edhe disa makina private të cilët ishin parkuar pranë kryeministrisë.

Turmat e irrituara të demonstruesit vijojnë të qëllojnë me gurë dhe tulla forcat e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›