E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthehet dera e kryeministrisë, një person i plagosur

Acarohet situata përballë godinës së kryeministrisë. Protestuesit janë qëlluar me armë nga policia ndërsa ata kanë tentuar në hyjnë në ambientet e kryeministrisë. Një person është përcjellë në ambulancë pasi është qëlluar me armë.
 

Sipas të dhenavë të “Ora News”, deputeti i PS Artan Gaçi po mundohet te qetësojë turmën, pasi në pjesën anësore të godinë një grup i madh i demonstruesve vazhdon të qëllojë me gurë forcat e policisë. Dëgjohen edhe të shtëna që dyshohet të jenë të granatave të gazit.

Media ndërkombetare percjell situaten nga momenti ne moment. Ja se cfare publikohet:

Shqiperi: Opozita në shesh, përplasje. Është ky titulli e njërit prej lajmeve të publikuara në agjensinë italiane të lajmeve, sic është e famshmja “Corriere della Sera”. Tension në Tiranë , gjatë manifestimeve të protestave të opozitës e cila kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme, shkruhet më tej në artikull. Një grup manifestuesish u përlesh me policinë e grumbulluar përballe selisë së Këshillit të Ministrave. Kundër policëve, vijon raportimi i “Corriere della Sera”, “është qëlluar me gurë dhe objekte te tjera”. Edhe " La Republika" një tjetër gazetë e famshmë italiane, raporton për protestat në Tiranë. "Përplasje në sheshin e Tiranës, mes protestuesve dhe policisë". Edhe ANSA, në faqen e saj të internetit raporton për të njëjtën situatë ndërsa thekson se ka edhe të plagosur në radhët e policëve dhe të manifestuesve.
Edha agjensitë rajonale të lajmeve kanë informuar për protestat e zhvilluara në kryeqytetin e Shqipërisë. Kështu " Europa e Lirë" raporton se protesta e filluar rreth orës 14:00 në Tiranë ka degraduar në përleshje ndërmjet protestuesve dhe policise .
Gazeta START , publikon materialin me titull :"Protestë e dhunë para qeverisë, 5 policë të plagosur". Pesë efektivë policie kanë përfunduar në spital me plagë nga protestuesit e dhunshëm që hodhën gurë, shkopinj druri, e mjete të tjera të forta në drejtim të forcave të rendit, shkruan më tej START ndërsa detajon edhe se policia ka përdorur gaz lotsjellës, teksa makinave të parkuara pranë ndërtesës së kryeministrisë iu është vënë flaka.
 

Agjensia e lajmeve INA, ose " Ilira News Agenscy", raporton se demonstrata paqësore e organizuar nga opozita shqiptare në Tiranë ka përshkallëzuar në dhe se liderë te opozitës nuk shfaqen para turmës. Titulli i artikullit në fjalë publikuar nga INA, është "Tiranë: Protestuesit rrethojnë kryeministrinë, situata e tensionuar. Edhe "Telegrafi" informon në faqen e internetit për këtë ngjarje të ditës. Protestuesit shkatërrojnë makina të Policisë - është titulli i kësaj të përditshmeje ku sipas Korespodentës së Telegraf në Tiranë, bëhet e ditur se një grup protestuesish janë ngjitur në hekurat që rrethojnë ndërtesën e Kryeministris. Edhe "Koha ditore" një tejtër agjensi rajonale e lajmeve, shkruan: “Demonstratat e opozitës në Tiranë përshkallëzon në përleshje me policinë”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›