Dhuna ne demostraten e opozites jehone ne mediat e huaja

Situata e paprecedentë e krijuar paraditen e së premtës ne bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. Ngjarjet janë reflektuar në shumë faqe interneti vetëm pak minuta pas shpërthimit të përplasjeve të protestuesve me forcat e policisë.
Mediat italiane kanë qënë të parat që kanë raportuar për ngjarjet në kryeqytetin shqiptar. Artikujt e gazetave “Coriere della sera”, “La repubblica” dhe agjensisë Ansa nisin me fjalët “Tension në Tiranë”.
Të tjera media dhe agjensi të huaja si “Reuters”, “Assosiated Pres”, dhe Fox News” shkruajnë se “Protestuesit opozitar në Shqipëri zbresin në shesh dhe sulmojnë godinën e qeverisë duke u konfrontura me policinë”. Në artikujt shkruhet se qëllimi i demonstruesëve të udhëhequr nga Partia Socialiste është arritja e zgjedhjeve të parakohshme.
Ndërsa agjensia e lajmeve“Reuters” shkruan se uniformat blu përdorën ujin dhe gaz lotsjellës për të shmangur turmën.
Disa faqe interneti të mediave të shkruara e elektronike vendoset theksi edhe në vëmendjen që Komuniteti ndërkombëtar duke thënë se situata po vëzhgohet me vëmendje, ndërkohë që gazeta “La repubblica” citon edhe deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë për qetësi.
Aurela Papadhima
Azhornuar së fundi ( e premte , 21 janar 2011 )