E Diel, 1 Nëntor 2026

Demontimi i municioneve në Shqipëri, nga kompani amerikane

Kompania amerikane Armor North Group do të kontribuojë në procesin e demilitarizimit në Shqipëri. Poligoni i asgjësimit të municioneve në Bizë do ti kalojë përkohësisht kësaj kompanie, e cila, sipas kontratës, do të asgjësojë rreth 600 tonë armatime. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, sqaroi se procesi është duke ecur me ritme të larta dhe demilitarizimi i plotë pritet të përfundojë në vitin 2013. Ne do të asgjësojmë brenda vitit 2010 të gjitha municionet e rrezikshme. Procesi i demilitarizimit është duke ecur me ritme të shpejta dhe ai kryhet në uzina dhe në poligone të miratuara me ligj, - ka deklaruar zëvendësministri. Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2010, janë asgjësuar rreth 8160 tonë municione, ndërsa në vitin 2009 rreth 6540 tonë. Shqipëria trashëgoi nga sistemi komunist qindra mijëra tonë municione të vjetërsuara, të cilat kanë qenë një kërcënim serioz për sigurinë e vendit dhe jetën e qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›