Demostrata nën masa të rrepta sigurie
Efektivat e Gardës së Republikës së Shqipërisë janë vënë në dispozicion të ruajtjes dhe sigurisë së rendit. Përpos medias, demostruesve, policia ka rrethuar të gjitha anët e Kryeministrisë.
Ndërkaq, ndersa ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po mbushet me protestues, në qëndër të saj janë vendosur katër banderola të mëdha ku janë shënuar emrat e katër demonstruesve të vrarë me armë në 21 janar, Ziver Veizi, Faik Myrto, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj .