E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”


Demostruesit nga shumë rrethe të vendit po drejtohen drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ndërsa tre kordonë me forca të shumta policie kanë rrethuar kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit.

Edhe qarkullimi i automjeteve përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” është bllokuar që nga Ura e madhe e Lanës deri tek hyrja për në Kryesinë e Kuvendit duke bërë që në sheshin përpara institucioneve të larta të mbizotërojnë vetëm përgatitjet për demonstratën e opozitës, të mbikëqyrura nga uniformat blu.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›