Demostruesit mbajnë fjalim: “Berisha largohu”
Fiqri Xibri, kreu i Sindikatës së Minatorëve hap fjalimin e opozitës në të cilën kërkohen zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe vënia para përgjegjësisë së personave të përfshirë në vrasjen e katër personave në demonstratën e 21 janarit.
“Ai regjim edhe sot me të vetmen ndryshim se sot nuk kemi Enverin por Sali Berishën. Gjatë protestës në 21 janar, më goditën dhe mua, sepse po përpiqesha të shpëtoja një grua të pafajshme. Më goditën madje dhe në Spital ku nuk patën njerëzillekun të më hiqnin dhe prangat. Një regjim që ka frikë nga cadrat, është një regjim që i ka hyrë lepuri në bark”.
Ndër të tjera, Xibri ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Berisha deklaroi se tashmë është mbushur kupa. Ndërkaq, ai bëri dhe një premtin:
“Protesta në Bulevard dhe në çdo rrugë, deri në largimin e kësaj qeverie.
"Ne nuk deshëm të sjellim Saliun, por luftuam që në Shqipëri të vijë demokracia, ajo që na mohohet pikërisht nga Sali Berisha dhe korrupsioni i tij. Si diktator që është nuk rri dot pa udhëruar dordolecin që ka vënë në krye të policisë që të rrihte qytetarët e pafajshëm”, tha Xibri.
Sali Berisha nuk na tremb dot më, as mua, as minatorët. Bën mirë të kuptosh se të ka ardhur fundi. Largohu se nuk mbahet pushteti duke rrahur qytetarët. Largohu Sali Berisha se populli nuk të do më”, theksoi Xibri.