E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demostratat tre te vdekur 47 te plagosur

Tre viktima dhe 47 te plagosur eshte bilanci i perkohshem i demonstrates se opozites e cila degjeneroi ne perleshje mes civileve dhe forcave te policise. Lajmin e ka bere te ditur nendrejtori i spitalit ushtarak, ndersa Zyber Veizaj nga Gjirokastra, I moshës 60- vjec dhe një persona ende I paidentifikuar kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit.

”17 policë dhe një tjetër civil janë të plagosur, prej të cilëve dy rëndë me dëmtime në kokë. Kanë ardhur tek ne dy të vdekur, me plagë armë-zjarri. Ezakt llojin e armës do ta përcaktojë mjekësia ligjore. Ne I kemi dërguar në policinë gjyqësore për të përcaktuar distancën. Nga vrimet e hyrjes mund të orientohesh, është armë e kalibrit të vogël, por përfundimisht konfirmimin do ta japë mjekësia ligjore për të dyja rastet” tha mjeku Sami Koçeku.

Nderkohe ne shesh si pasoje e demonstrates jane demtuar dhe mjaft automjete dhe biznese private.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›