Gega: 31 civilë dhe 27 policë në Spitalin Ushtarak
31 civilë, dhe 27 policë janë të shtruar në Spitalin Ushtarak, pas goditjes më mjete të forta gjatë demostratës së sotme. Këtë lajm e konfirmon nëndrejtori i Përgjithshëm Alfred Gega ndërsa bën një paqyrim të përgjithshëm të gjendjes shëndetësore të protestuesve.
Tashmë një ndër policët po mbahet në sallën e reaminacionit dhe mesa duket të gjithë personat janë të goditur me mjete të forta.