Tunizi amnisti per te burgosurit politike

Tre ditë zi për viktimat e trazirave në Tunizi ndërsa qeveria e re e përkohshme ka miratuar një amnisti të përgjithshme për të burgosurit politikë. Sipas pohimeve zyrtare ajo duhet të aprovohet edhe nga Parlamenti. Falja e dënimit do t'i hapë rrugën drejt politikës lëvizjes deri tani të ndaluar Al-Nadha që është lënë jashtë edhe në qeverinë e tranzicionit. Në përgjigje të protestave të vazhdueshme të tunizianëve të revoltuar dhanë dorëheqjen edhe ministrat e fundit të kabinetit, që mbizotërohej nga partia e unitetit deri tani udhëheqëse e vendit.
Komiteti qëndror i saj u shpërbë. Qeveria vendosi që të konfiskojë pasuritë e partisë. Duke filluar që sot flamujt janë ulur në gjysëm shtizë për të nderuar viktimat e shumta të kryengritjes popullore. Ndërsa për presidentin e larguar Ben Ali dhe rrethin e tij, tashmë problemet janë dhe financiare. Bashkimi Europian planifikon të bllokojë pasurinë e tij. Konsensusi i 27 vendeve anëtarë do të zyrtarizohet më 31 janar. Zvicra ka lajmëruar bllokimin e pasurisë së Ben Ali e edhe në Francë janë marrë masat për bllokimin e transferimit të llogarive të dyshimta bankare.
Thesari i Ben Ali llogaritet nga 4 deri në 7 miliardë në shtypin e huaj ku gjithashtu sillen dëshmi për llogari të shumta bankare e pasuri të paluajtshme të shpërndara në mbarë globin. Ndërsa në vend simbolet e pushtetit të Ben Ali ranë pre e plackitjeve dhe vandalizmit.
Delina Bitraku