Dëmshpërblimet pë përmbytjet, Balla: Qeveria po tallet me të dëmtuarit
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi sot qeverinë për faturën e dëmshpërblimeve në Shkodër, duke e cilësuar si turp të qeverinë dëmshpërblimin prej 1 mijë eurosh.
"Nëse Jozefina Topalli dhe Sali Berisha kanë vendosur të tallen me shkodranët, atëherë përmes këtij dëmshpërblimi qesharak, mund t'ia dalin. Por të mendosh se me 1000 Euro një familje mund të riparojë dëmet e sjella nga një përmbytje e këtyre përmasave, kjo është e papërfytyrueshme", theksoi ai për mediat.
Sipas Ballës, Berisha pasi e përmbyti njëherë Shkodrën me papërgjegjshmërinë e tij, po tenton përmbytjen e dytë, duke i lënë 4312 familjet e dëmtuara në mëshirë të fatit.