E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, bombë artizanale makinës së kreut të PS

Rikthehen sërish sulmet me lëndë plasëse ndaj zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste në Vlorë.
Një sasi lënde plasëse, e organizuar në formën një bombe artizanale është gjetur poshtë makinës së kryetarit të Partisë Socialiste të Vlorës.
Lënda plasëse e vendosur në dy bidona plastikë, 3 kilogram dhe 1.5 kg u gjet poshtë makinës së Eltar Dedës, e parkuar pranë pallatit ku ky i fundit jeton.
Mësohet se bidonët plastikë ishin të mbushur me benzinë, dhe brenda njërit prej tyre ndodhej një sasi lënde plasëse e lidhur me fitil.
Bomba artizanale është gjetur nga vetë kreu i PS së Vlorës, Eltart Deda i cili ka njoftuatr menjëhere forcat e policisë.
Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes policia ka marrë makinën dhe e ka mbyllur brenda territorit të komisariatit. Makina i është nënshtruar ekspertizës së hollësishme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›