"Demshperblimi, te rihapen aplikimet"
Denisa Xhoga
Instituti i Integrimit te te Perndjekurve Politik i ka kerkuar dje Qeverise qe te rihape afatin per te perndjekurit politik, pasi nje pjese e tyre nuk ka mundur te pergatise ne kohe dokumentacionin. Ky afat u mbyll me 19 dhjetor te vitit 2008. Sipas ligjit kesaj kategorie iu la nje vit kohe, qe te grumbullonin dokumentet e nevojshme. Dokumentet nisnin nga nje tufe me certifikata, dhe deri te vendimi i gjyqit, koha e burgimit, apo internimit. Keto dokumente gjendeshin ne institucione te ndryshme. "Ne i kemi kerkuar qeverise, Ministrise se Drejtesise qe te rihapi afatin, pasi nje pjese e mire nuk ka gjetur ne kohe dokumentacionin", deklaroi Simon Miraka dje ne nje prononcim per "Koha Jone".
Skema
Z. Miraka evidenton faktin se ne 15 janar do te filloje ndarja e fondit prej 1 miliard lekesh per 1 100 persona. Ky fond ishte i llogaritur per vitin 2008. Jane 17 500 vete qe kane aplikuar per te marre demshperblimin. "Listat e publikuara nuk kane qene perfundimtare, pasi Ministria e Drejtesise po vazhdon te prese konfirmimet e dokumentacioneve te dosjeve te aplikanteve, nga ministrite e linjes", - deklaron Miraka. Megjithate, mesohet se te tjera lista me emra perfituesish nga fondi i demshperblimit do te miratohen nga Keshilli i Ministrave, deri ne muajin mars te ketij viti.
Fondi i 2008
"Sipas ligjit ne muajin mars do te nise ndarja e fondit, 2 miliarde leke per ish-te perndjekurit", deklaron Miraka. Nderkohe te perndjekurit do te fitojne kete vit dhe nje shume tjeter, nga privatizimi i ndermarrjeve shteterore, OSSH-se dhe INSIG-ut. Fondi ne dispozicion te tyre do te jete 10 per qind e shumes se arketuar. Demshperblimi eshte llogaritur 2 mije leke per dite burgu, si dhe per kohen e internimit ne tela me gjemba, nga viti 1944 deri me 1954. Ndersa per vitet e tjera te internimit do te lidhet pension. Demshperblimi i te perndjekurve do te behet detyrimisht brenda tete viteve. Fillimisht do te demshperblehen ata qe jane gjalle dhe ne moshe te madhe, te fundit do te demshperblehen familjaret e atyre qe kane vdekur. Masa e pensionit dhe menyra e dhenies se tij, nuk eshte caktuar ende. Per kete, pritet nje tjeter vendim i Keshillit te Ministrave.